Vuçiç: Nuk ka afat për miratimin e planit franko-gjerman për Kosovën
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i139040-vuçiç_nuk_ka_afat_për_miratimin_e_planit_franko_gjerman_për_kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se nuk ka afat kohor për miratimin e planit franko-gjerman për Kosovën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 02, 2023 03:32 Europe/Tirane
  • Vuçiç: Nuk ka afat për miratimin e planit franko-gjerman për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se nuk ka afat kohor për miratimin e planit franko-gjerman për Kosovën.

“Që të gjithë ata do të dëshironin që kjo të ndodhte nesër, por nuk mund të ndodhë nesër, pikë”, tha Vuçiç. Vuçiç do të marrë pjesë në seancën e posaçme të Parlamentit serb më 2 shkurt, ku do të diskutohet për Kosovën, por nuk beson se do të arrihet unitet në lidhje me këtë, shkruan Euronews Serbia. Është e natyrshme që njerëzit të mos pajtohen, por jo që ne të mos pajtohemi sepse ju nuk e dini se çfarë do të ndodhë nesër, kur nuk mund të flisni vetëm për letra dhe dokumente, por po ashtu edhe për rrethanat”, theksoi Vuçiç. Ai përsëriti se nuk ka nënshkruar asnjë dokument. “Nuk kam asgjë për të cilën duhet të kërkoj falje, nuk kam nënshkruar asgjë. Kam punuar me nder, kam luftuar për shtetin në përputhje me mandatin tim kushtetues”, nënvizoi ndër të tjera.