Roli i Vuçiç po vlerësohet si konstruktiv nga ndërkombëtarët, thotë Daçiç
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i139154-roli_i_vuçiç_po_vlerësohet_si_konstruktiv_nga_ndërkombëtarët_thotë_daçiç
Qëndrimi i Perëndimit ndaj Serbisë ka ndryshuar. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, shprehet se raportet mes Uashingtonit dhe Beogradit, sa i përket çështjes së Kosovës, kanë njohur zhvillime të reja.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 04, 2023 03:38 Europe/Tirane
  • Roli i Vuçiç po vlerësohet si konstruktiv nga ndërkombëtarët, thotë Daçiç

Qëndrimi i Perëndimit ndaj Serbisë ka ndryshuar. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, shprehet se raportet mes Uashingtonit dhe Beogradit, sa i përket çështjes së Kosovës, kanë njohur zhvillime të reja.

Në një intervistë dhënë për median serbe, gjatë vizitës që po zhvillon në SHBA, Daçiç tha se administrata amerikane e sheh pozitivisht rolin e Serbisë për dialogun. Sipas tij, politika që po ndjek presidenti Aleksandër Vuçiç shihet kontruktive në raport me qëndrimet që po mban Kosova. “Telefonata që sekretari i Shtetit Blinken bëri me presidentin Vuçiç para seancës së Kuvendit të Serbisë është e rëndësishme. Ky është ndoshta mesazhi më i rëndësishëm, që performanca dhe pozicioni i presidentit Vuçiç, pra i Serbisë, vlerësohet si konstruktiv dhe i përgjegjshëm. Dhe shpesh krahasohet me Prishtinën dhe Kurtin, për të cilët ka vlerësime të kundërta”, theksoi ai.  Kreu  diplomacisë serbe shprehet se çështja e asociacionit të komunave me shumicë serbe është një marrëveshje që duhet zbatuar nga qeveria e Albin Kurtit.