Serbia e shqetësuar për praninë e serbëve në luftën në Ukrainë
Presidenti i Serbisë paralajmëroi kundër bashkëpunimit të serbëve me kompaninë ushtarake private ruse e quajtur Vagner.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq paralajmëroi të mërkurën se qytetarët serbë që luftojnë për kompaninë ushtarake private ruse Wagner do të arrestohen pasi të kthehen në vendin e tyre. Në të njëjtën kohë, presidenti i Serbisë tha se vendet mike (përkatësisht Rusia) nuk do të lejojnë një gjë të tillë. Muajin e kaluar, Departamenti Amerikan i Thesarit lëshoi një deklaratë duke njoftuar sanksione të reja kundër individëve dhe subjekteve ruse. Kjo listë përfshin kompanitë e riparimit të anijeve, strukturat dhe njerëzit e lidhur me kompaninë private ushtarake Wagner dhe kreun e saj Prigozhin.