Turqia mirëpret ujdinë Kosovë-Serbi në Ohër
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i141356-turqia_mirëpret_ujdinë_kosovë_serbi_në_ohër
Ministria e Jashtme e Turqisë, e ka mirëpritur ujdinë midis dy vendeve duke shtuar se pret që të dy palët të respektojnë plotësisht dispozitat e marrëveshjes në fjalë dhe të arrijnë rezultate konkrete në periudhën e ardhshme.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 20, 2023 08:02 Europe/Tirane
  • Turqia mirëpret ujdinë Kosovë-Serbi në Ohër

Ministria e Jashtme e Turqisë, e ka mirëpritur ujdinë midis dy vendeve duke shtuar se pret që të dy palët të respektojnë plotësisht dispozitat e marrëveshjes në fjalë dhe të arrijnë rezultate konkrete në periudhën e ardhshme.

Ministria e Jashtme e Turqisë, e ka cilësuar të rëndësishme pajtueshmërinë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Përmes një komunikate për media, ky dikaster e ka  mirëpritur ujdinë midis dy vendeve duke shtuar se pret që të dy palët të respektojnë plotësisht dispozitat e marrëveshjes në fjalë dhe të arrijnë rezultate konkrete në periudhën e ardhshme. “Mirëpresim që në prag të arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel më 27 shkurt 2023, në kuadër të udhërrëfyesit të Bashkimit Evropian, liderët e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord për aneksin e zbatimit të marrëveshjes në fjalë në Ohër. Shpresojmë që palët të respektojnë plotësisht dispozitat e marrëveshjes në fjalë dhe të arrijnë rezultate konkrete në periudhën e ardhshme”, thuhet në komunikatë. Po ashtu, në këtë njoftim theksohet se Turqia do të vazhdojë të mbështesë të gjitha iniciativat që synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Vendi ynë ka kontribuar në këtë proces, veçanërisht në çështjen e shpërndarjes së energjisë elektrike. Presidenti ynë së fundmi pati takime të ndara si me presidentin serb Vuçiq ashtu edhe me kryeministrin e Kosovës Kurti”, vijon njoftimi.