PS kërkon çregjistrimin e kandidatit të “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Shijakut
(last modified Thu, 06 Apr 2023 09:29:48 GMT )
Prill 06, 2023 11:29 Europe/Tirane
  • PS kërkon çregjistrimin e kandidatit të “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Shijakut

Partia Socialiste ka bërë një kërkesë ditën e sotme për çregjistrimin nga zgjedhjet lokale të 14 majit, të kandidatit Rezart Tusha përfaqësues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, pasi sipas Partisë Socialiste ai është rregjistruar në kundërshtim me Kushtetutës.

Partia Socialiste këtë kërkesë ia ka dërguar Komisionit Qendror të zgjedhjeve. Nëpërmjet medias elektronike, subjekti zgjedhor Partia Socialiste e Shqiperisë është vënë në dijeni të fakteve se kandidati Rezeart Tusha, përfaqësues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë Shijak, është regjistruar në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Kodin Zgjedhor dhe ligjin Nr. 138/2015 “Për garantimin e integritet të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i ndryshuar. Me datë 4 Prill 2023 në shtypin e përditshëm është botuar shkrimi  sipas te cilit “Kandidati i Sali Berishës për Bashkinë e Shijakut, Rezart Tusha, rezulton i dëbuar nga Zvicra në kuadrin e operacionit “Hydra” në vitin 1997, për posedim të lëndëve narkotike, duke ju ndaluar hyrja në Zvicër për pesë vite, një vepër penale kjo që sipas ligjit të dekriminalizimit të skualifkon nga gara për kryetar bashkie.

Tags