Prill 17, 2023 08:55 Europe/Tirane
  • Bilanci i COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

Nga 110 testime të kryera në 24 orët e fundit, 12 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Shqipëri.

Nuk ka pasur asnjë viktimë. 9 qytetarë janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve që prej fillimi i pandemisë në 330,303. Janë 175 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 9 pacientë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Tags