Serbia aktivizon 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën
(last modified Mon, 02 Oct 2023 06:14:06 GMT )
Tetor 02, 2023 08:14 Europe/Tirane
  • Serbia aktivizon 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën

Pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit i cili u zmbraps falë njësiteve speciale të Policisë së Kosovës, banorët e brezit kufitar me Serbinë thonë se ndjehen të frikësuar e të rrezikuar nga prania e xhandarmërisë së Serbisë.

352 kilometra vijë kufitare me Serbinë, shumica zonë e militarizuar nga shteti që nuk heqë dorë nga ëndrra e pa-realizueshme, gllabërimi i Kosovës. Nga gushti i vitit 2001, Serbia ka ngritur rreth kufirit 48 baza operative të avancuara, 28 të ushtrisë dhe 20 të xhandarmarisë. Sipas Qeverisë së Kosovës, Serbia ka vënë në gjendje gatishmërie të gjitha bazat, përfshirë edhe vendosjen e sistemeve kundër-ajrore dhe artilerisë së rëndë. Lëvizjet e ushtrisë serbe janë bërë nga tri drejtime të ndryshme; njësitet e Brigadës së dytë të ushtrisë serbe kanë lëvizur nga drejtimi i Rashkës në drejtim të kufirit verior, njësitë e Brigadës së Tretë të ushtrisë serbe kanë lëvizur nga Regjioni i Nishit në drejtim të kufirit veri-lindor të vendit tonë dhe njësitë e Brigadës së katërt kanë lëvizur nga Regjioni i Vranjës në drejtim të kufirit lindor.

 

Tags