Protestë në Tiranë kundër krimeve izraelite në Gaza
(last modified Fri, 20 Oct 2023 17:44:21 GMT )
Tetor 20, 2023 19:44 Europe/Tirane
  • Protestë në Tiranë kundër krimeve izraelite në Gaza

Një grup qytetarësh shqiptarë kanë dalë në protestë në sheshin Skënderbej në Tiranë duke dënuar krimet e Izraelit ndaj popullit të pambrojtur të Gazës dhe duke kërkuar ndalimin e bombardimeve ndaj civilëve palestinezë.

Protestuesit shqiptarë mbanin në duar pankarta ku shkruhej “Jemi me ju”, ”Palestina e lirë”, "Ndal krimet e luftës të Izraelit në Gaza" dhe “Stop bombardimit në Gaza”.

Image Caption

Forumi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë bashkë me një grup qytetarësh janë shprehur kundër bombardimeve të Izraelit në Gaza dhe kundër vrasjes së civilëve të pafajshëm palestinezë.

Image Caption

Një prej të pranishmëve tha se kërkon nga qeveria shqiptare që përveç fjalëve të ndërmarrë veprime konkrete në bashkëpunim me shtetet e tjera për të ndalur krimet e Izraelit në Gaza.

Image Caption

“Ne nuk kemi marrëdhënie familjare, por nga ana e fesë të gjithë jemi vëllezër. Përveç vëllazërisë, janë duke vdekur njerëz dhe kjo është pika kryesore pa marrë parasysh janë palestinezë, amerikanë, apo tjetër kombësi, janë duke vdekur njerëz. Na vjen shumë keq që s’mund të bëjmë asgjë tjetër për momentin përveç këtij tubimit,” – u shpreh protestuesi.

Image Caption

“Unë përcjell një mesazh që të ndalet lufta sepse gjithçka që po ju bëhet palestinezëve është shumë e padrejtë. Gjithçka që ndodh nëpër botë dëgjohet, ama për Palestinën, asnjëherë nuk është dëgjuar zëri i tyre. Mijëra njerëz janë duke vdekur atje, fëmijë, bebe, pleq, të cilat nëpër luftë këto gjëra nuk duhet të ndodhin, as gratë nuk preken, as fëmijët, as pleqtë. Ata kanë bombarduar dhe spitalin dhe më e bukura është se po i vënë fajin Hamasit dhe kjo është shumë e padrejtë. Këtë kanë bërë gjithmonë,” – u shpreh një tjetër.

Image Caption

Ndërkohë sa i takon një qëndrimi për Hamasin, një prej qytetarëve deklaroi se Hamasi po lufton për të çliruar tokën e vet.

Image Caption

“Grupi Hamas po lufton për të çliruar tokat që ja ka pushtuar Izraeli. Izraeli ka ardhur nga Ukraina, nga Rusia, nuk janë vendas aty, vendas janë palestinezët. Hamasi është në tokën e vet. Izraeli është pushtues,” – deklaroi një prej qytetarëve të pranishëm në protestë.

Image Caption
Image Caption