Serbia do të vendosë barriera në kufirin me Maqedoninë
Shtator 15, 2016 13:56 Europe/Tirane
Ministri serb i punës, Aleksandar Vulin ka deklaruar se ka ardhur koha që t’i propozojë kryeministrit Aleksandar Vuçiq, masa më drastike për mbrojtjen e kufirit me Maqedoninë dhe Bullgarinë, për të penguar refugjatët.
Ai ka theksuar se njëra nga zgjidhjet e mundshme është vendosja e ”barrierave ose pengesave të posaçme”. Arsyetimi i Vulin është se tashmë ka ndërruar struktura e migrantëve, që numri më i madh i tyre është ekonomik. Ai shton se Serbia nuk mund të jetë vendi ku migrantët do të mund të hyjnë, por jo edhe të mos dalin.
Tags