Javën e ardhshme do të dihet data për gjykimin e Gruevskit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i28111-javën_e_ardhshme_do_të_dihet_data_për_gjykimin_e_gruevskit
Prokuroria Speciale Publike dje publikoi dy lëndë të reja në lidhje me ish zyrtarë qeveritarë dhe veprimet e tyre të kundërligjshme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 17, 2016 03:44 Europe/Tirane
  • Javën e ardhshme do të dihet data për gjykimin e Gruevskit

Prokuroria Speciale Publike dje publikoi dy lëndë të reja në lidhje me ish zyrtarë qeveritarë dhe veprimet e tyre të kundërligjshme.

Për këtë Gjykata Penale i ka pranuar dokumentet nga PSP-ja por ende nuk ka vendosur se kush do të jetë gjyqtari për të akuzuarin e parë të PSP-së për nxitje dhune në Komunën Qendër në Shkup. Datën për fillimin e gjykimit do ta bëjnë publike javën e ardhshme. Jo-zyrtarisht mësohet se i akuzuari i parë i PSP-së për këtë rast është Nikolla Gruevski, kryetar i OBRM-PDUKM-së dhe ish-kryeministër i cili në lidhje telefonike ka porositur ish-ministrin Mile Janakievski që disa qytetarë të godasin me shuplaka kryetarin e komunës Qendër. Nga OBRM-PDUKM-ja e kanë akuzuar PSP-në e Katica Janevës për tentim për të njollosur imazhin e partisë.