NATO kërcënim për lindjen e Evropës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i45022-nato_kërcënim_për_lindjen_e_evropës
Rezultatet e sondazheve më të fundit të zhvilluara në Serbi dhe në Rusi, tregojnë se në këto vende NATO konsiderohet kërcënim për lindjen e Evropës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 15, 2017 03:55 Europe/Tirane
  • NATO kërcënim për lindjen e Evropës

Rezultatet e sondazheve më të fundit të zhvilluara në Serbi dhe në Rusi, tregojnë se në këto vende NATO konsiderohet kërcënim për lindjen e Evropës.

Sondazhi më i fundit është realizuar nga instituti statistikor amerikan Galup sipas të cilit disa vende të lindjes së Evropës mes tyre Serbia dhe Rusia, NATO-n e konsiderojnë kërcënim për lindjen e Evropës. Vetëm 6% e serbëve janë të mendimit se NATO mbron vendin e tyre ndërkohë që 64% e serbëve, NATO-n e konsiderojnë kërcënim për lindjen e Evropës dhe Serbinë. Edhe në Rusi 67% e shtetasve rusë, NATO-n e cilësojnë kërcënim, ndërsa 3% si mbrojtës dhe 20% nuk kanë shprehur opinion. NATO ka dislokuar trupa në lindje të Evropës ku dhe organizon manovra ushtarake, gjë e cila ka shkaktuar reagimin e Rusisë.