NATO kërcënim për lindjen e Evropës
Rezultatet e sondazheve më të fundit të zhvilluara në Serbi dhe në Rusi, tregojnë se në këto vende NATO konsiderohet kërcënim për lindjen e Evropës.
Sondazhi më i fundit është realizuar nga instituti statistikor amerikan Galup sipas të cilit disa vende të lindjes së Evropës mes tyre Serbia dhe Rusia, NATO-n e konsiderojnë kërcënim për lindjen e Evropës. Vetëm 6% e serbëve janë të mendimit se NATO mbron vendin e tyre ndërkohë që 64% e serbëve, NATO-n e konsiderojnë kërcënim për lindjen e Evropës dhe Serbinë. Edhe në Rusi 67% e shtetasve rusë, NATO-n e cilësojnë kërcënim, ndërsa 3% si mbrojtës dhe 20% nuk kanë shprehur opinion. NATO ka dislokuar trupa në lindje të Evropës ku dhe organizon manovra ushtarake, gjë e cila ka shkaktuar reagimin e Rusisë.