Theksohet domosdoshmëria e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe bankar Iran-Kroaci
(last modified Thu, 31 Aug 2017 07:57:32 GMT )
Gusht 31, 2017 09:57 Europe/Tirane
  • Theksohet domosdoshmëria e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe bankar Iran-Kroaci

Kreu i Bankës Qendrore të Republikës Islamike të Iranit, kërkoi zgjerimin e  lidhjeve bankare, tregtare dhe ekonomike të Iranit me Kroacinë.

Valiuallh Sejf, kreu Bankës Qendrore të Republikës Islamike të Iranit në takim me Boris Vucic kreu Bankës Qendrore të Kroacisë tha:  Të dy vendet kanë kapacitete të mira për zgjerimin e bashkëpunimit bankar dhe vizitat e ardhshme të tregtarëve iranianë në Kroaci do të zgjerojnë lidhjet ekonomike dhe tregtare mes Iranit dhe Kroacisë. Z. Sejf kërkoi që bankierët e Iranit dhe të Kroacisë të njihen më shumë me njëri-tjetrin dhe shtoi: Bankat kroate pasi të jenë njohur me ambientin ekonomik të Iranit mund të zgjerojnë lidhet e tyre me bankat iraniane. Kreu i bankës qendrore të Iranit, tha se zgjerimi i njohjes krijon kushtet për zgjerimin e tregtisë dypalëshe dhe shtoi: Kushtet e sistemit bankar në Iran janë në progres e sipër dhe bankat iraniane janë duke bërë përpjekje për të eliminuar boshllëkun e tyre duke arritur standardet ndërkombëtare. Nga ana e tij kreu i Bankës Qendrore të Kroacisë foli mbi takimet që ka pasur me përfaqësuesit e bankave kroate dhe shpresoi në zgjerimin e marrëdhënieve të Kroacisë me Iranin. Kreu i BQK vizitën e afaristëve dhe tregtarëve iranianë në Kroaci e cilësoi mundësi për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh dhe tha se qeveria kroate mbështet zgjerimin e bashkëpunimit tregtar me Iranin.

Tags