Haradinaj: Vija kufitare me Malin e Zi është në Çakorr
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i60251-haradinaj_vija_kufitare_me_malin_e_zi_është_në_Çakorr
Kreu kosovar i Ekzekutivit, Ramush Haradinaj, në kuadër të fushatës që të enjten e ka çuar atë në Podujevë, ka folur edhe njëherë për demarkacionin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 28, 2017 16:39 Europe/Tirane
  • Haradinaj: Vija kufitare me Malin e Zi është në Çakorr

Kreu kosovar i Ekzekutivit, Ramush Haradinaj, në kuadër të fushatës që të enjten e ka çuar atë në Podujevë, ka folur edhe njëherë për demarkacionin.

Sipas tij, po punohet për zbatimin e MSA dhe drejt liberzimit të vizave dhe demarkacionit. Sa i përket kësaj të fundit, që lidhet me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ai garantoi se vija kufitare me Malin e Zi është në Çakorr. “Nuk ka votë Kosova për këtë version, kjo është e vërtet. Kush doni me ia qit lapsin, e gjeni që nuk janë dy të tretat për këtë version. S’mund të votohet kështu”, ka thënë Haradinaj. “Ata që janë në Komision, ata e gjejnë të vërtetën e atë të vërtetë ne ose do ta bëjmë marrëveshjen me Malin e Zi, ose nuk ka marrëveshje. Nuk ka marrëveshje të njëanshme për kufi. Marrëveshja është e dyanshme”.