Protesta anti-qeveritare në Rumani
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i63099-protesta_anti_qeveritare_në_rumani
Në Rumani janë organizuar përsëri protesta anti-qeveritare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 27, 2017 04:56 Europe/Tirane
  • Protesta anti-qeveritare në Rumani

Në Rumani janë organizuar përsëri protesta anti-qeveritare.

Sipas burimeve të policisë rumune më shumë se 12 mijë persona kanë protestuar kundër qeverisë në Bukuresht, në përpjekje për të ndaluar Partinë Social Demokrate në pushtet që të bëjnë ndryshime në sistemin e drejtësisë. Protestuesit kanë frikë se ndryshimet gjyqësore do ta vendosin sistemin nën kontrollin politik duke minuar përpjekjet anti-korrupsion të Rumanisë. Duke bërtitur “Drejtësi, jo korrupsion” dhe “Ne nuk duam të jemi një komb hajdutësh”, protestuesit kanë marshuar para Parlamentit rumun. Prokurorët rumunë kanë hetuar qindra zyrtarë publikë, duke përfshirë ish kryeministrat, në një operacion anti-korrupsion gjatë dekadës së fundit. Refuzimi i propozuar gjyqësor është kritikuar gjithashtu nga Komisioni Evropian dhe nga diplomatët e huaj.