Delawie: Shfuqizimi i Gjykatës Speciale, largim nga Evropa dhe SHBA-të
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i65069-delawie_shfuqizimi_i_gjykatës_speciale_largim_nga_evropa_dhe_shba_të
Pas deklaratave të dy përfaqësuesve më të lartë të institucioneve në Kosovë, presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, ka ardhur edhe një reagim i ambasadorit amerikan në Kosovë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 23, 2017 14:41 Europe/Tirane
  • Delawie: Shfuqizimi i Gjykatës Speciale, largim nga Evropa dhe SHBA-të

Pas deklaratave të dy përfaqësuesve më të lartë të institucioneve në Kosovë, presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, ka ardhur edhe një reagim i ambasadorit amerikan në Kosovë.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori amerikan ka shkruar se revokimi i Gjykatës Speciale do të shënonte një pikë kthese për Kosovën. “Një vendim për revokimin e Gjykatës Speciale do të shënonte një pikë kthese larg sundimit të ligjit, Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. #Kosovë, mos e zgjidhni atë të ardhme për fëmijët tuaj!”, ka shkruar Delawie. Ndërkohë, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shfrytëzuar profilin e tij në Twitter për të komentuar rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë. “Midis spekulimeve është e rëndësishme që të gjithë të vazhdojnë të jenë të sigurt për të ardhmen e Kosovës dhe proceset e saj demokratike. Shoqëria dhe lidershipi i Kosovës mbeten plotësisht të angazhuar për demokraci, sundim të ligjit, pajtim, dialog dhe marrëdhënie në baza të barabarta dhe të drejta”, ka shkruar Thaçi.