Ivanov nuk e dekreton ligjin e gjuhës shqipe
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i67109-ivanov_nuk_e_dekreton_ligjin_e_gjuhës_shqipe
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, deklaroi se ai ka vendosur të mos e dekretojë miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 17, 2018 16:43 Europe/Tirane
  • Ivanov nuk e dekreton ligjin e gjuhës shqipe

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, deklaroi se ai ka vendosur të mos e dekretojë miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Sipas presidentit maqedon, ligji rrezikon karakterin unitar të shtetit , sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë. "Më 11 janar të vitit 2018 Kuvendi i Maqedonisë e votoi ligjin për përdorim të gjuhëve pa debat publik, pa përfshirjen e ekspertëve akademik dhe pa opozitën. Në fjalimin e fundvitit theksova se ky ligj është sjellë me flamurin evropian. Me miratimin e këtij ligji është keqpërdorur flamuri evropian i cili i ndryshon sistemet ligjore – tha mes tjerash Gjorge Ivanov, president i Maqedonisë. Ivanov tha se i ka dërguar një letër parlamentit me shpjegim të detajuar  dhe u kërkoi ligjvënësve që të shqyrtojnë me kujdes komentet e tij.