Arabia Saudite paguan 82 milion dollar për grupin terrorist MEK
Sipas burimeve arabe, grupi terrorist MEK ka marrë nga Arabia Saudite një ndihmë prej 82 milion dollarë. më herët qeveria e Arabisë saudite ka ndihmuar financiarisht grupet terroriste Al Kaida, ISIS, fronti Nusra dhe grupet e tjera takfiriste.
Burimi në fjalë ka thënë se me rrëzimin e regjimit Bath të Irakut në vitin2003, u hoq burimi kryesor i financave për grupin MEK mirëpo qeveria saudite ka hapur një llogari bankare për MEK dhe deri tani ka plotësuar nevojat financiare të grupit terrorist MEK. Administrata e re radikale në Amerikë me personalitete si John Bolton këshilltar i sigurisë kombëtare të presidentit Donald Trump i cili ka lidhje të mira me sauditët dhe grupin terrorist MEK, marrin shpërblime nga kjo organizatë. Kohët e fundit është dhënë laji se Bolton ka marrë një shpërblim në formë dhurate nga MEK. Ndihmat financiare dhe politike të Arabisë saudite për grupin terrorist MEK përpara vitit 2016 të gjitha janë dhënë në mënyrë të fshehtë mirëpo që nga koha e tensionimit të marrëdhënieve mes Riadit dhe Teheranit për disa çështje të rajonit, regjimi i Arabisë Saudite nxitoi për të shpallur mbështetjen e tij për grupin terrorist MEK. Burimi në fjalë nuk ka dhënë më shumë detaje për mënyrën e pagesës së ndihmave financiare për grupin terrorist MEK. Përgjatë dekadës së kaluar me gjithë mbështetjen e disa rrjedhave politike në perëndim, gjithmonë kanë ekzistuar dyshime mbi mënyrën e drejtimit të kësaj organizate të dhunshme dhe me kult radikal. Politika e Arabisë Saudite për të mbështetur grupin terrorist MEK ka ngjallur habi të madh në nivel rajonal, sidomos pas pjesëmarrjes së Turki Fejsal ish kreut të shërbimit informativ të Arabisë Saudite në takimin e MEK më 9 korrik 2016 në Paris të Francës. Kjo tregon se Arabia Saudite në vend që të përdorë diplomacinë dhe dialogun me qeveritë legjitime dhe të njohura, i është kthyer lidhjes dhe shfrytëzimit të grupeve terroriste.