Kërkohet zgjerimi i bashkëpunimit tregtar mes Iranit dhe Serbisë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i78392-kërkohet_zgjerimi_i_bashkëpunimit_tregtar_mes_iranit_dhe_serbisë
Kryetari i institutit për zgjerimin e tregtisë së Iranit në takimin e 15-të të ekspertëve të komisionit të përbashkët të Iranit dhe Serbisë në Beograd, kërkoi zgjerimin e marrëdhënieve tregtare mes Iranit dhe Serbisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 21, 2018 05:52 Europe/Tirane
  • Kërkohet zgjerimi i bashkëpunimit tregtar mes Iranit dhe Serbisë

Kryetari i institutit për zgjerimin e tregtisë së Iranit në takimin e 15-të të ekspertëve të komisionit të përbashkët të Iranit dhe Serbisë në Beograd, kërkoi zgjerimin e marrëdhënieve tregtare mes Iranit dhe Serbisë.

Muxhtaba Khosrotaxh ditën e mërkurë u takua me Stecan Nikcevic zv/ministër i tregtisë turizmit dhe komunikacionit të Serbisë ku tha se të dy vendet kanë potenciale të shumta për zgjerimin e  marrëdhënieve dypalëshe. Khosortaxh heqjen e vizave dhe vendosjen e një linje të drejtpërdrejtë ajrore mes Iranit dhe Serbisë e cilësoi një hap pozitiv drejt zhvillimit të marrëdhënieve Iran-Serbi gjë e cila mund të shtojë investimet dhe nivelin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. Ai tha se infrastruktura e tregtisë së dy vendeve me lehtësimet në sistemin bankar dhe transportin është faktor me anë të të cilit të dy vendeve plotësojnë interesat e tyre.