Vuçiç: Beogradi i interesuar për zgjerimin e bashkëpunimeve me Teheranin
Presidenti i Serbisë ka thënë se Beogradi me gjithë presionet e vendeve perëndimore, mundohet të zgjerojë bashkëpunimin e tij me Teheranin dhe se këto presione nuk kanë ndikim në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Aleksandër Vucic, ditën e enjte u takua me Muhamed Sharjatmadari ministër I industrisë, minierave dhe tregtisë së Iranit ku theksoi angazhimin e të dy vendeve për zgjerimin dhe zhvillimin e turizmit. Për këtë ai kërkoi angazhim serioz të zyrtarëve dhe funksionarëve në komisionin e përbashkët ekonomik të Iranit dhe Serbisë. Ministri Sharjatmadari ka shkuar në Serbi për të marrë pjesë në takimin e komisionit të përbashkët ekonomik të Iranit dhe Serbisë. Ai në takim me presidentin e Serbisë ka thënë se Iranit dhe Serbi janë faktorë të stabiliteti dhe paqes në Azinë Perëndimore dhe Ballkan dhe kanë pikëpamje të përbashkëta mbi zhvillimet në botë. Ministri iranian tha se Irani me gjithë shkeljet dhe daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore ka qëndruar në këtë marrëveshje dhe do të vazhdojë përpjekjet për zgjerimin e marrëdhënieve me vendet e tjera. Ministri iranian i industrisë, minierave dhe tregtisë i ka dorëzuar presidentit Vucic një ftesë të Hasan Ruhani, presidentit të Republikës Islamike të Iranit dhe shpresoi që ai sa më shpejt të vizitojë Teheranin.