Protesta kundër Vuçiç në Serbi
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i83918-protesta_kundër_vuçiç_në_serbi
Në Serbi me mijëra qytetarë serb u mblodhën, për të kërkuar dorëheqjen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, kjo pasi që ata nuk janë aspak të kënaqur me mënyrën se si e drejton vendin ai. Po të njëjtë protestë, mediat serbe e fshehën për disa orë radhazi, duke raportuar vetëm pas mbarimit të saj.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 16, 2018 06:14 Europe/Tirane
  • Protesta kundër Vuçiç në Serbi

Në Serbi me mijëra qytetarë serb u mblodhën, për të kërkuar dorëheqjen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, kjo pasi që ata nuk janë aspak të kënaqur me mënyrën se si e drejton vendin ai. Po të njëjtë protestë, mediat serbe e fshehën për disa orë radhazi, duke raportuar vetëm pas mbarimit të saj.

Mbrëmë është mbajtur protesta e opozitës serbe kundër presidentit Aleksandër Vuçiç. Në protestë ishin afro 40.000 persona dhe gjithçka shkoi pa asnjë incident, raportojnë mediat serbe.   Vlen të theksohet se mediat serbe u munduan të anashkalojnë këtë protestë duke mos raportuar menjëherë por vetëm pas përfundimit, duke dëshmuar edhe njëherë se janë vegël e pushtetit të presidentit Aleksandër Vuçiç. Slogani i protestës ishte “Ndaloni gjakderdhjen në këmisha”, duke iu referuar rrahjes së disa anëtarëve opozitarë disa javë më parë. Në protestë ishin liderët opozitarë të Serbisë, Nikolla Jovanoviç, Miroslav Aleksiç, Boshko Obradoviq, Zoran Lutovac, Radosllav Milojičić dhe Janko Veselinovic, transmeton Indeksonline.  Lideri opozitar Borko Stefanoviç tha se ne dëshirojmë që të përmirësojmë jetën në këtë vend që fëmijët të mos largohen nga ky vend dhe njerëzit të jetojnë më mirë.  Ndërsa lideri tjetri opozitarë Boshko Obradoviq u shprehë se qytetarët janë lodhur nga regjimi dhe se kanë vendosur që të rebelohen kundër qeverisë.