Vazhdojnë protestat anti-qeveritare në Beograd
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i84354-vazhdojnë_protestat_anti_qeveritare_në_beograd
Mijëra serbë kanë protestuar të shtunën kundë presidentit Aleksandar Vuçiq dhe partisë së tij Progresive në Beograd.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 30, 2018 14:33 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë protestat anti-qeveritare në Beograd

Mijëra serbë kanë protestuar të shtunën kundë presidentit Aleksandar Vuçiq dhe partisë së tij Progresive në Beograd.

Protestuesit kanë kërkuar liri të mediave dhe kanë kërkuar fundin e sulmeve ndaj gazetarëve si dhe opozitarëve, gjatë protestave që po shënojnë javën e katërt. Ata mbanin banerët me thirrjet “Nuk do të mbyll gojën”, “Pse po luftojmë me të gjitha shtetet fqinje”. Më 29 dhjetor, në një intervistë në mediat vendore, Vuçiq tha se është i gatshëm të diskutojë kërkesat e opozitës. “Jam i gatshëm të shikojë se cfarë po shkakton pakënaqësi tëk njerëzit”, shtoi ai. Demonstratat ishin nxitur muajin e kaluar kur një grup personash kanë rrahur liderin opozitar Borko Stefanovic.