Kosovë, 8 viktima dhe 193 raste të reja me Covid-19
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i99490-kosovë_8_viktima_dhe_193_raste_të_reja_me_covid_19
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 8 viktima dhe 193 raste të reja me Covid-19.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 13, 2020 12:35 Europe/Tirane
  • Kosovë, 8 viktima dhe 193 raste të reja me Covid-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 8 viktima dhe 193 raste të reja me Covid-19.

Kështu bëri të ditur në një konferencë për media, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 491 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 193 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, ka thënë Ramadani. Ramadani ka theksuar se numri total i rasteve pozitive është 10,988 raste nga 42,627 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 373 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 205 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.616 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3,999. Drejtori i IKSHPK-së ka theksuar se ditëve të fundit kemi një ulje graduale të lakores epidemiologjike.