Greqia në mes të tensioneve me Turqinë forcon fuqinë ushtarake
(last modified Tue, 08 Sep 2020 07:19:11 GMT )
Shtator 08, 2020 09:19 Europe/Tirane
  • Greqia në mes të tensioneve me Turqinë forcon fuqinë ushtarake

Ndërsa tensionet me Turqinë përshkallëzohen për shfrytëzimin e energjisë në Mesdheun lindor, qeveria Greke ka në plan të modernizojë industrinë e saj ushtarake dhe të mbrojtjes përveç blerjes së armëve të reja. 

Sipas Reuters, zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas tha se vendi po kërkon të shpenzojë një pjesë të rezervave të tij financiare në mbrojtje dhe ushtri. Në një kohë kur Greqia po përshkallëzon tensionet me Turqinë, Pestas shtoi: Athina është në bisedime me aleatët për të fuqizuar forcat e saj të armatosura dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të njoftojë detajet e planeve në një fjalim vjetor të politikës ekonomike. Turqia dhe Greqia kanë dallime serioze lidhur me burimet e gazit në Mesdhe. Përpjekja e Qipros si një anëtare e Bashkimit Evropian për të zbuluar dhe nxjerrë gaz natyror në Mesdheun lindor ka provokuar reagime të ashpra nga Turqia. Çështja e kërkimit të naftës dhe gazit në Mesdhe në vitet e fundit ka qenë me shumë rëndësi për Turqinë, por veprimet e Ankarasë kanë çuar në ndasi të mprehta me Bashkimin Evropian. Turqia nuk e njeh sovranitetin e Qipros dhe e konsideron veten se ka të drejtë të bëjë kërkime të naftës dhe gazit në rajon.

 

Tags