Qershor 16, 2024 20:53 Europe/Tirane
  • Lideri Suprem fal dhe zbut dënimet për 2654 të burgosur

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei, ka rënë dakord për faljen dhe zbutjen e dënimeve për 2654 të burgosur.

Me rastin e festës së Kurban Bajramit dhe Festës së Kadirit, Ajetollah Khamenei ka rënë dakord për faljen dhe zbutjen e dënimeve të 2,654 të burgosurve pas një propozimi nga shefi i Gjyqësorit iranian, Gholamhossein Mohseni-Ezhei.

Nënkryetari i Gjyqësorit, Sadek Rahimi, ka dhënë detaje për faljen dhe zbutjen e dënimeve për të dënuarit, duke thënë se nga 2654 persona që kanë të drejtë për falje dhe zbutje dënimi, 182 ishin gra, 30 ishin shtetas të huaj, 53 ishin dënuar për akuzat e sigurisë dhe 6 ishin nën moshën 18 vjeç.

Sipas nenit 110 të Kushtetutës iraniane, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik është i autorizuar të falë ose të zbusë dënimet e të burgosurve me propozim të bërë nga shefi i Gjyqësorit.

 

Tags