Kolonët izraelitë: Izraeli është poshtëruar nga Hezbollahu
Kolonët izraelitë reaguan ndaj një videoje në të cilën një dron zbulues i Rezistencës Libaneze fluturon mbi portin e Haifas në veri të Palestinës së pushtuar.
Roi Levy, kryebashkiaku i qytetit port Nesher në veri të Izraelit, tha: "Videoja e bërë mbi Haifa nga Hezbollahu na ka paralajmëruar edhe një herë për fuqinë e tij për të shënjestruar Gjirin e Haifas".
Komentet e tij erdhën pasi Hezbollahu publikoi një video të martën më 18 qershor që tregonte një dron zbulues të Rezistencës Libaneze duke fluturuar mbi portin e Haifas në veri të Palestinës së pushtuar.
Një dron i Hezbollahut libanez ka arritur të marrë imazhe me rezolucion të lartë të zonave dhe objektivave të ndjeshme ushtarake dhe ekonomike të regjimit sionist në qytetin e Haifas, pa u pikasur nga mbrojtja ajrore e ushtrisë izraelite.
Mediat izraelite që citojnë kolonët sionistë raportuan: "Është zhgënjyese dhe shumë shqetësuese të shohësh armikun duke na poshtëruar". Po këto burime mediatike shprehën shqetësimin për përshkallëzimin e konfliktit në kufirin me Libanin. “Veriu i Izraelit është tashmë në zjarr, sulmi në Liban nuk do të zgjidhë asgjë dhe çmimi i tij do të jetë shumë më i lartë se të ashtuquajturat përfitime të tij”, paralajmëruan mediat izraelite.