Ushtria jemenase shpjegon detajet e operacionit me Rezistencën irakiane
Katër anije në portin e Haifas dhe një tjetër në Mesdhe ishin objekt i sulmeve të përbashkëta të Rezistencës Islamike në Irak dhe të Jemenit.
Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit raportoi dy operacione ushtarake kundër katër anijeve në portin e Haifas dhe një anijeje tjetër në Mesdhe ndërsa po shkonte në portin e Haifas.
Gjenerali Jahja Sarei tha se këto operacione u kryen së bashku me Rezistencën Islamike në Irak si hakmarrje për krimet e kryera nga regjimi sionist kundër popullit palestinez në Rripin e Gazës.
Në operacionin e parë ushtarak, Rezistenca sulmoi katër anije në portin e Haifas dhe në të dytin u sulmua anija Shorthron Express e cila po shkonte drejt portit të Haifas.
Në deklaratë thuhej: “Në operacionin e parë, katër anije në portin e Haifas u sulmuan nga dronët. Dy nga këto anije transportonin çimento dhe dy të tjerat i përkisnin kompanive që shkelën ndalimin e Jemenit për të hyrë në portet në Palestinën e pushtuar".