Martirizohen më shumë se 150 gazetarë në luftën e Gazës
(last modified Tue, 02 Jul 2024 05:59:31 GMT )
Korrik 02, 2024 07:59 Europe/Tirane
  • Martirizohen më shumë se 150 gazetarë në luftën e Gazës

Al Jazeera raportoi martirizimin e një gazetari tjetër në sulmin e ushtrisë sioniste në Rripin e Gazës.

Sipas IRNA, rrjeti Al Jazeera citoi burimet e tij lokale dhe njoftoi: Mohammed Abu Sharia, gazetari i agjencisë së lajmeve Shams, i cili u plagos dy ditë më parë në sulmin e ushtrisë së regjimit sionist në lagjen Basra në qytetin e Gazës, vdiq të hënën për shkak të plagëve të marra. Zyra e informacionit e qeverisë së Gazës njoftoi: Që nga fillimi i luftës sioniste në Rripin e Gazës, më shumë se 150 gazetarë janë martirizuar në këtë zonë. Përveç gazetarëve dëshmorë dhe të plagosur, në burgjet e regjimit pushtues janë zënë robër edhe një numër gazetarësh palestinezë, ku disa prej tyre janë zhdukur dhe askush nuk di për fatin e tyre. Organizata Reporterët pa Kufij muajin e kaluar njoftoi se për të tretën herë, ka paraqitur një ankesë kundër regjimit sionist në Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe ka kërkuar hetim për krimet e luftës të kryera nga ushtria okupuese ndaj gazetarëve. Duke iu referuar heshtjes së asambleve ndërkombëtare dhe fuqive botërore në lidhje me krimet e regjimit pushtues të Kodsit, kjo organizatë njoftoi:  Mosndëshkimi ka vënë në rrezik jetën e gazetarëve në Palestinë dhe pjesë të tjera të botës. Ata që sulmojnë gazetarët dhe reporterët në fakt sulmojnë të drejtën e njerëzve për akses të lirë në informacion dhe autorët e këtyre sulmeve duhet të ndëshkohen si përgjegjës.