Biden kritikon vendimin e Gjykatës së Lartë për dhënien e imunitetit Trumpit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kritikoi ashpër vendimin e Gjykatës së Lartë në dhënien e imunitetit Donald Trumpit për veprimet zyrtare gjatë presidencës së tij dhe e quajti atë një precedent të rrezikshëm.
Duke reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë për dhënien e imunitetit gjyqësor Donald Trumpit, presidenti amerikan Joe Biden tha: "Katër vjet më parë, Trump udhëhoqi një grup kriminelësh në sulmin që i bënë Kongresit dhe ata kërkuan ekzekutimin e zëvendëspresidentit. Njerëzit kanë të drejtë të dinë se çfarë ndodhi më 6 janar 2021."
Biden shtoi: "Janë amerikanët ata që duhet të gjykojnë veprimet e Trumpit dhe Gjykata duhet të kishte nxjerrë të njëjtin vendim. Vendimi i Gjykatës së Lartë të SHBA-së krijoi parime dhe rregulla të reja që janë të rrezikshme. Tani Trump inkurajohet të bëjë gjithçka që dëshiron."