Korrik 09, 2024 08:48 Europe/Tirane
  • Mesazhi i Pezeshkian për Sejed Hassan Nasrullah: Mbështetja për rezistencën vazhdon

Në një mesazh drejtuar Sejed Hassan Nasrullah, Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollahut të Libanit, presidenti i zgjedhur i Iranit theksoi: Mbështetja për rezistencën do të vazhdojë me forcë.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, presidenti i zgjedhur i Iranit Masoud Pezeshkian të hënën në një mesazh duke falënderuar Sejed Hassan Nasrullah për mesazhin e tij të urimit theksoi: Republika Islamike e Iranit ka mbështetur gjithmonë rezistencën e popullit të rajonit kundër regjimit të paligjshëm sionist. Pezeshkian në këtë mesazh shtoi: Mbështetja për rezistencën i ka rrënjët në politikat themelore të Republikës Islamike të Iranit, në idealet e Imam Khomeinit (RA) dhe në udhëzimet e Udhëheqësit Suprem të Revolucionit Islamik, e cila do të vazhdojë me forcë. Presidenti i zgjedhur i Iranit tha: Ai është i bindur se lëvizjet e rezistencës në rajon nuk do ta lejojnë regjimin sionist të vazhdojë politikat e tij luftarake dhe kriminale kundër popullit të shtypur të Palestinës dhe kombeve të tjera të rajonit. Në një mesazh urimi për presidentin e zgjedhur Masoud Pezeshkian, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit të shtunën tha se Hezbollahu dhe lëvizjet e rezistencës e konsiderojnë Iranin si një mbështetje të fortë dhe të përhershme për rezistencën dhe të shtypurit.

Tags