Zyrtari amerikan: Sulmuesi i Trump nuk kishte probleme mendore
Në një deklaratë, agjenti special i FBI-së, Kevin Rojek, theksoi se nuk kemi gjetur prova se Thomas Mattheë Crooks, autori i atentatit ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, vuante nga probleme mendore.
Sipas raportit të agjencisë IRNA duke cituar Neë York Times, agjenti special i FBI deklaroi se familja e djalit përgjegjës për atentatin kundër Trump ka bashkëpunuar me Policinë Federale të SHBA. Telefoni, arma dhe një mjet shpërthyes i gjetur mes sendeve të atentatorit të ish-presidentit amerikan janë dërguar në laboratorin e FBI-së në Quantico të Virxhinias për hetime të mëtejshme. Duke theksuar se arma e përdorur në atentatin kundër Trump ishte një pushkë gjysmë automatike, ai shtoi: Kjo armë është blerë legalisht nga babai i personit që qëlloi Trumpin, por ende është e paqartë se si djali ka arritur të posedojë këtë armë. Një zyrtar i lartë i FBI-së, duke folur në kushte anonimiteti, tha se nuk kishte ende asnjë tregues se vrasësi i Trump ishte pjesë e një skeme më të madhe. Nuk ka gjithashtu asnjë tregues se Thomas Mattheë Crooks kishte ndonjë lidhje me organizata terroriste vendase ose të huaja ose se ai kreu këtë atentat në emër të një qeverie të huaj. Trump u qëllua mëngjesin e së dielës në Butler të Pensilvanisë teksa mbante një fjalim mbi emigracionin. 20-vjeçari Thomas Mattheë Crooks, i cili qëlloi mbi Donald Trump nga një distancë prej 137 metrash nga çatia e një ndërtese, u vra nga Shërbimi Sekret Amerikan pas këtij aksioni. Në këtë incident mbeti i plagosur Trump, u plagosën edhe një nga pjesëmarrësit në tubim dhe dy persona të tjerë të pranishëm në këtë tubim.