Së bashku me thesaret historike të Iranit (5)
(last modified Sun, 27 Oct 2024 18:23:13 GMT )
Tetor 27, 2024 19:23 Europe/Tirane
  • Së bashku me thesaret historike të Iranit (5)

Në këtë episod do të dëgjoni për “Kartën e Kirit”. Në afërsi të qytetit Hilla, nëntëdhjetë kilometra larg Bagdadit, jo shumë larg nga qyteti Qerbela, ekziston një fshat me emrin "Xhemxhemeh" ose Xhomxhomeh. Një nga arsye e njohjes së këtij fshati është fshehja e një qytetërimi të lashtë në nëntokën e tij.

Në këtë episod do të dëgjoni për “Kartën e Kirit”. Në afërsi të qytetit Hilla, nëntëdhjetë kilometra larg Bagdadit, jo shumë larg nga qyteti Qerbela, ekziston një fshat me emrin "Xhemxhemeh" ose Xhomxhomeh. Një nga arsye e njohjes së këtij fshati është fshehja e një qytetërimi të lashtë në nëntokën e tij. Një qytet i cili është themeluar afërsisht 1900 vjet para erës sonë për të cilin është folur shumë. Ky qytet e ka emrin Babiloni.

Afërsisht 150 vite më parë një person i quajtur Hormuzd Rassam filloi gërmimet në këtë zonë. Ai ishte një person i njohur në fushën e arkeologjisë. Hormuzd Rassam ishte një person i cili kishte arritur të zbulonte me sukses pllakat prej balte të Eposit të Gilgameshin në Mesopotami. Në vitin 1879 në mesin e rrënojave antike, nën shtyllat e tempullit të Mardukut, idhullit të madh të babilonasve, gjeti një objekt i cili është tema e bisedës sonë në këtë podkast, pra “Karta e Kirit”. 

Muzeu Britanik në Great Russell Street, si muzeu më i vjetër publik kombëtar në botë, u krijua në vitin 1753 dhe hapi dyert e tij për publikun në vitin 1759.  Ky muze njihet edhe si Muzeu i Londrës dhe pas Muzeut të Luvrit në Francë, është muzeu i dytë më i madh në botë, ku strehohen 7 milionë vepra antike dhe artistike të së shkuarës.

Në një nga sallat e tij të quajtur “Irani i lashtë”, ndodhet një objekt i vogël që mund të mos bie shumë në sy. Ky objekt është një nga objektet më me vlerë të zbuluar nga Irani i lashtë, i cili aktualisht ndodhet në Muzeun e Londrës. Ky cilindër është një nga dhjetë veprat më të rëndësishme në Muzeun e Londrës. Cilindri është prej balte, 23 cm i gjatë dhe 11 cm i gjerë dhe ka rreth 45 rreshta të shkruar në gjuhën akadiane dhe me kuneiformën babilonase.

Karta e Kirit

Thamë se ky cilindër njihet me emrin “Karta e Kirit”. Kur flasim për Kirin në Iranin e lashtë, së pari duhet të dimë se për kë bëhet fjalë.

Në historinë e mbretërisë së Akamenidëve përmenden emrat e tre "Kirëve”  dhe që të tre janë shumë të rëndësishëm. Së pari, "Kiri I", djali i Çish Pishit dhe mbretit të Anshanit! Anshan është emri i një rajoni të rëndësishëm të dinastisë Ilami në Iranin e lashtë.

Kiri i II-të është ai për të cilin kemi dëgjuar shumë dhe njihet si Kiri i Madh. Ai është nipi i Kirit I dhe djali i Kambuxhias. Kiri i II-të bëhet mbret i Iranit dhe formon dinastinë Akamenide. Varri i tij ndodhet pranë qytetit të Shirazit dhe çdo vit tërheq shumë vizitorë.

Në fund, Kiri i III-të, i cili është mbreti i fundit i dinastisë Akamenide. Emri i tij është gjithashtu shumë i rëndësishëm në histori sepse është ai që u mposht nga Aleksandri i Madh duke i dhënë fund dinastisë Akamenide.

Cilindri ose Karta për të cilin po flasim i atribuohet Kirit të II-të ose Kirit të Madh. Ai i ka krijuar shumë heroizëm për Iranin dhe ka arritur suksese të mëdha. Kiri i II-të pasi mposhti dinastinë e Medët, të cilët ishin fise iraniane, Kiri i II-të fiton kundrejt dinastisë Lydia dhe zgjeron kufijtë e perandorisë së tij deri në Azinë e Vogël (Turqinë e sotme). Kroesusi, mbreti i Lidias, i cili ishte një person i njohur dhe i pasur, internohet në një rajon me natyrë të butë. Më pas, Kiri i II-të shkon në Babiloni dhe e mposht mbretin Nabonidusin dhe pushton qytetin e Babilonisë.

Një çështje e që e bënte të veçantë Kirin e Madh ishte fakti se ndryshe nga mbretërit e tjerë që i trajtonin dhunshëm popujt e mposhtur, ai kishte një marrëdhënie të veçantë me ata. Në Babiloni, bazuar në informacionet historike, pas pushtimit të qytetit në vitin 539 para erës së re, ai shpalli një amnisti të përgjithshme dhe i deklaroi lirinë e praktikumit të feve vendase. Për të fituar simpatinë e popullit të Mesopotamisë dhe për t'i mësuar njerëzit të jetojnë së bashku, ai e njeh zyrtarisht Mardukun, i cili ishte perëndia më e vjetër e Babilonisë.

Në pushtimet e tij, Kiri i Madh nuk skllavëroi asnjë grup etnik dhe i ndaloi trupat e tij të shkelnin pronat dhe jetët e nënshtetasve të tij. Ai i liroi të gjithë robërit për t'u kthyer në vendlindje.

Varri i Kirit të II-të

Funksionarët babilonasë pas pushtimit të Babilonisë, shkruan një cilindër balte në dy pjesë dhe e vendosën atë nën shtyllën e tempullit të perëndisë Marduk. Ky është po ai cilindër që u zbulua mijëra vjet më vonë nga Hormuzd Rassam dhe u dërgua në Angli.

Cilindri i shkruar nga mjeshtrit babilonase të skalitjes është shkruar me shkrimin kuneiform  dhe në gjuhën akadiane dhe babilonase dhe ndahet në dy pjesë. Një pjesë e tij është shkruar me fjalët e  Mardukut, perëndisë së perëndive babilonase dhe një pjesë me fjalët e Kirit të Madh.

Në pjesën e parë, perëndia babilonase Marduk flet për sjelljen dhe krimet e Nebonidit, mbretit të fundit kaldeas të Babilonisë. Marduku njofton se ai do të arrijë Kirin e Madh në fund të kërkimit të tij për të gjetur një mbret të drejtë! Në pjesën tjetër, Kiri i Madh e prezanton veten dhe prejardhjen e tij, dhe më pas thotë se ai garantoi paqen dhe qetësinë e Babilonisë për shkak të bekimit që i erdhi atij dhe djalit të vet Kambuxhes nga Marduku. Në vazhdim ai thotë se e sulmoi mbretin Nebonid për shkak se i nënçmonte fetë dhe vazhdon duke thënë se ai i ka liruar nga robëria të gjitha grupet etnike.

Shkrimi i këtij cilindri në atë kohë nuk ishte një metodë e re dhe ishte në të vërtetë një vazhdim i asaj që po bënin mbretërit e mëparshëm të Babilonisë dhe Asirisë. Ata gdhendën arritjet e mbretërve të tyre në pllaka balte dhe i vendosën nën ose në bazën e shtyllave të ndërtesave përkujtimore. Ka disa shembuj të cilindrave babilonas dhe asirianë që mund të vërehen në muzeun britanik. Ajo që e bën me vlerë këtë cilindër janë çështjet për të cilat flet Kiri i Madh, të cilat janë të rralla në mesin e mbretërve.

Qyteti i Babilonisë

Cilndri i cili ruhet në muzeun britanik, ishte i ndarë në disa pjesë dhe më pas është ngjitur së bashku. Disa besojnë se cilindri i Kirit të Madh në fillim ishte i plotë, por pas zbulimit ai u thye në copa dhe më pas pjesët e tij u ngjitën së bashku në muzeun britanik.

Një nga pikat interesante në zbulimin e këtij cilindri është se disa vite pasi u përkthyen pjesët ekzistuese të tij, Paul Richard zbuloi një pjesë tjetër. Në fakt, një fragment i një cilindri tjetër është gjetur në Universitetin Yale në Amerikë, i cili mendohej se kishte lidhje me cilindrin Nebonid. Por në fakt, kjo pjesë lidhej me cilindrin e Kirit të Madh dhe ishin pjesët që mungonin nga rreshtat 36 deri në 43. Në këtë mënyrë, ajo pjesë dërgohet në Muzeun e Londrës dhe i bashkëngjitet cilindrit origjinal.

Në përgjithësi, siç thamë edhe më parë, teksti i këtij cilindri përmban 45 rreshta, nga të cilët rreth 20 rreshta janë plotësisht të prishur dhe nuk janë të disponueshëm sot, dhe tre rreshtat e parë janë thuajse tërësisht të prishura dhe nuk mund të lexohen, por rreshtat e mbetur përmbajnë informacione shumë të vlefshme deri në atë masë sa që “Karta e Kirit” të njihet si deklarata e parë e të drejtave të njeriut në Kombet e Bashkuara dhe në vitin 1971 është përkthyer nga OKB në të gjitha gjuhët e gjalla të botës.

Ndoshta Kiri i Madh nuk e ka shkruar këtë kartë me këtë qëllim, sepse koncepte të tilla nuk ekzistonin në atë kohë, por duke studiuar pjesë të kësaj deklarate, kuptojmë se Kiri i Madh ka thyer traditën duke u distancuar nga mënyra e zakonshme e zbatimit të politikës së tokës së djegur dhe masakrimit të popujve të mposhtur, dhe ka thënë:

"Unë jam Kiri, mbreti i botës, mbreti i madh, mbreti i drejtë, mbreti i Babilonisë, mbreti i Sumerit dhe Akadit, mbreti i botës, i biri i Kamboxhias, mbretit të madh. Kur hyra në Babiloni pa luftë, i gjithë populli i priti hapat e mi me gëzim.

Unë u ula në fronin mbretëror në oborrin e mbretërve të Babilonisë. Marduku bëri që zemrat e pastra të njerëzve të Babilonisë të kthehen kah unë sepse e respektoja dhe e nderova atë.

Ushtria ime e madhe hyri me qetësi në Babiloni.

Unë nuk lejova vuajtje dhe dëme për njerëzit e këtij qyteti dhe kësaj toke.

Unë hoqa skllavërinë, u dhashë fund mjerimeve të tyre.

Urdhërova që askush të mos i dëmtonte banorët e qytetit.

Urdhërova që të gjithë njerëzit të jenë të lirë të adhurojnë zotin e tyre dhe askush të mos i keqtrajtojë ata.

Zoti ishte i kënaqur me veprimet e mia.

Ai dha bekimin dhe mirësinë e tij.

Të gjithë e lavdëruam pozitën e tij të lartë me gëzim dhe në paqe e harmoni.

I rindërtova të gjitha qytetet që u shkatërruan.

Urdhërova të hapeshin të gjitha tempujt që ishin mbyllur.

Të gjithë njerëzit që ishin dëbuar dhe shpërngulur i ktheva në tokën e tyre dhe i rindërtova shtëpitë e tyre të rrënuara. Me shpresë që zemrat e njerëzve të jenë të lumtura dhe të më urojnë mua jetë të gjatë para Zotit të madh.

Krijova një shoqëri paqësore për të gjithë njerëzit dhe u dhurova paqe dhe qetësi të gjithëve.

Unë respektoj të gjitha traditat dhe fetë e Babilonisë, Akadit dhe vendeve të tjera nën sundimin tim.

Të gjithë njerëzit në vendet që janë nën sundimin tim janë të lirë të zgjedhin fenë, punën dhe vendin e banimit.

Sa të jem gjallë, askush nuk lejohet të uzurpojë me dhunë pasurinë e të tjerëve.

Nuk do të lejoj askënd që të detyrojë të tjerët të punojnë pa pagesë.

Askush nuk duhet të dënohet për një krim të kryer nga të afërmit e tij.

Unë do të ndaloj skllavërinë dhe tregtinë e burrave dhe grave dhe po ashtu edhe funksionarët e mbretërisë sime duhet të veprojnë kështu derisa kjo traditë e shëmtuar të zhduket nga toka.

Unë do të rindërtoj qytetet e shkatërruara në anën tjetër të Tigrit dhe vendet e tyre të adhurimit, në mënyrë që banorët që u sollën si skllevër në Babiloni të kthehen në shtëpitë dhe tokat e tyre".

Para Revolucionit Islamik të vitit 1979, Karta e Kirit u soll në Iran për disa ditë dhe u shfaq në publik pavarësisht kundërshtimit të qeverisë britanike në atë kohë. Por për herë të dytë në vitin 2010, Karta e Kirit të Madh u soll në Teheran nga Britania nën masa sigurie për 8 muaj. Bashkë me këtë manifestim u soll edhe vitrina ku ruhet ky cilindër. Iranianët e mirëpritën këtë vepër, e cila konsiderohet edhe si identiteti historik i Iranit, dhe qëndruan në radhë për orë të tëra për të parë Kartën e Kirit,  këtë thesar të historisë së njerëzimit dhe krenarisë kombëtare të iranianëve. Në dhjetë ditët e para, këtë kartë e kanë vizituar rreth 50,000 vizitorë dhe rreth 2,000 vizitorë në ditë, duke vendosur kështu rekordin e vizitave më të shumta në muze në Iran.

Ju falenderojmë që ndoqët këtë episdot të podkastit "Së bashku me thesaret historike të Iranit". Në këtë episod folëm për Kartën e Kirit, e cila sot njihet si deklarata e parë e të drejtave të njeriut në botë, dhe ju shpjeguam historinë e saj. Në episodin e ardhshëm, do të bisedojmë  për një objekt tjetër historik të shquar në Iran dhe do të dëgjojmë historinë e tij. Faleminderit që ndoqët podkastin  tonë!

Të dashur miq, kemi mbërritur në fund të këtij episodi të podkastit “Së bashku me thesaret historike të Iranit”. Ju mund të dërgoni kritikat, pyetjet dhe sugjerimet tuaja përmes faqes sonë. Do të dëshironim shumë të dinim mendimet dhe pikëpamjet tuaja për këtë podkast dhe podkastet tona të tjera dhe për të ndërvepruar dhe shkëmbyer ide me njëri-tjetrin. Ne gjithashtu do t’ju jemi shumë mirënjohës që nëse ju pëlqen përmbajtja e podkast-it, ju lutemi ta ndani atë me miqtë dhe familjarët tuaj dhe t’ua prezantoni atë edhe të tjerëve.

Programet tona mund t'i ndiqni në faqen e radios https://iranradio.ir/sq/. Tekstin e këtij programi mund ta lexoni në faqen https://parstoday.ir/sq

 

 

Tags