Së bashku me thesaret historike të Iranit (6)
(last modified Thu, 31 Oct 2024 18:27:30 GMT )
Tetor 31, 2024 19:27 Europe/Tirane
  • Së bashku me thesaret historike të Iranit (6)

Njerëzit në kohë të ndryshme kanë pasur ide të ndryshme për të realizuar shumë gjëra që janë realizuar dhe prodhuar sot, dhe këto mendësi dhe ide mund të zbulohen në histori.  Por sipas jush, përpjekja e parë njerëzore për të shfaqur imazhe lëvizëse me njerëzit e cilit vend dhe tokë lidhej, dhe kush u përpoq për herë të parë të tregonte lëvizje në pikturat e tyre?

A keni menduar ndonjëherë se kur dhe si u realizua animacioni i parë!

Të gjithë e dimë se krijimi i animacionit në kuptimin e tij modern është bërë për herë të parë në vitin 1832 në Amerikë. Joseph Plateau shpiku mjetin e parë të animacionit bazuar në parimin e qëndrueshmërisë vizuale. Pas kësaj, William George Horner në vitin 1834 ndërtoi videoprojektorin e parë të quajtur Rrota e Djallit, i cili u konsiderua si risia e parë në industrinë e filmit.

Më në fund, James Stuart Blackton i cili njihet si babai i animacionit amerikan, pasi që arriti të bënte "The Enchanted Drawing" në vitin 1900 duke përdorur teknikën stop motion, një film pa zë bardh e zi në të cilin vizatimet dhe fotografitë në një dërrasë të zezë me filmin e përdorur u regjistruan në 20 frame për sekondë.

Në përgjithësi, përpjekja njerëzore për animacion ka një historik jo më shumë se 200 vjeçare. Por zbulimet historike kanë treguar se shumë ide kanë ekzistuar në mendjet e disa njerëzve për vite e shekuj përpara se të zbuloheshin në epokën bashkëkohore. Dhe njerëzit në kohë të ndryshme kanë pasur ide të ndryshme për të realizuar shumë gjëra të cilat janë realizuar dhe prodhuar në epokën bashkëkohore, dhe këto mendësi dhe ide mund të zbulohen në periudha të ndryshme të historisë së njerëzimit. Por sipas jush, përpjekja e parë njerëzore për të shfaqur imazhe lëvizëse me njerëzit e cilit vend lidhet, dhe kush u përpoq për herë të parë të tregonte lëvizje në pikturat e tyre?

Për ta ditur këtë, duhet të kthehemi 5 mijë vjet mbrapa dhe të udhëtojmë në një rajon në juglindje të Iranit. Në një rajon me histori dhe qytetërim të lashtë që ka frymëzuar shumë zbulime njerëzore. Bashkohuni me ne për të dëgjuar historinë e animacionit të parë në botë dhe për të mësuar rreth një qytetërimi të vjetër.

Në këtë episod të podcastit "Së bashku me thesaret historike të Iranit", do t'ju flas për animacionin e parë në botë që daton pesë mijë vjet më parë. Po, dhe në këtë episod do të njihemi me një qytet që ka ekzistuar për më shumë se 5 mijë vjet më parë dhe që u zbulua nga arkeologët vetëm para 40 vitesh. Një qytet që konsiderohet si një nga qytetërimet e humbura të Iranit. Bashkohuni me ne në podkastin "Së bashku me thesaret historike të Iranit".

Arti dhe veprimtaria artistike bëhet më e dukshme kur njerëzit e një qyteti apo vendi janë në prosperitet relativ. Do të thotë në rrethana kur njerëzit nuk kanë shqetësime më për plotësimin e nevojave të tyre elementare dhe kishin mundësi të zhvillonin ide dhe krijimtari, dhe në këtë mënyrë, arti u shfaq në këtë vend.

Ndoshta, një artist që jetoi në juglindje të Iranit të sotëm rreth pesë mijë vjet më parë, ishte në paqe relative kur ishte në gjendje të bënte një kupë prej balte argjilore, mbi të cilën vizatohej një dhi në lëvizje. Kjo kupë është rreth 10 cm e lartë me një bazë cilindrike! Në këtë kupë, ka pesë figura të një dhie që ndodhet pranë një peme. Pesë figurat nuk kanë të njëjtën formë dhe vetëm duke e rrotulluar kupën mund të kuptohet qëllimi i krijuesit të kësaj vepre artistike. Dhia në imazhin e parë qëndron në këmbë dhe shikon pemën. Në imazhin tjetër ajo është gati të kërcejë kurse në imazhin e tretë është hedhur drejt pemës. Imazhi i katërt dhe i pestë tregojnë dhinë në degë të pemës duke ngrënë. Në fakt, kupa për të cilën folëm konsiderohet si përpjekja e parë e njeriut për të krijuar film vizatimor dhe mund të thuhet se është animacioni i parë në historinë dhe qytetërimin e njeriut. Siç thamë, kjo kupë u zbulua në juglindje të Iranit, në qytetin e njohur si “Qyteti i Djegur” (me emrin persian "Shehre Sukhte").

Përpjekja e krijuesit artistik të panjohur nga Qyteti i Djegur, ishte një ide shumë e re dhe kreative në kohën e vet, aq më tepër që kërkonte aftësi dhe zgjuarsi për të realizuar pa gabim rolin e kësaj dhie në pesë imazhe, sepse artisti nuk mund ta fshinte rolin dhe ta pikturonte përsëri.

Ideja e këtij artisti për t'i dhënë lëvizje figurës së pikturuar është e njohur për ne sot. Do të thotë, ngjashëm me këto vizatime që i vizatonim pranë librave apo fletoreve dhe i lëviznim duke i kthyer me shpejtësi faqet, ose pajisje dhe mjete që janë krijuar në shekujt e fundit për t'i dhënë lëvizje një figure. Kupa prej balte e Qytetit të Djegur e realizoi këtë ide rreth pesë mijë vjet më parë, por për fat të keq, puna e tij nuk vazhdoi dhe përveç enëve të pakta me motive lëvizëse si kjo kupë në qytetërimin Ilam, nuk gjejmë një shembull të ngjashëm me pjatën e qeramikës së Qytetit të Djegur.

Dizajni i kupës së qeramikës të Qytetit të Djegur, përveç se konsiderohet si animacioni i parë në botë, ka edhe një veçori unike, e cila është një referencë për tregimin mitologjik të pemës "Drakht-i Asurig". Me sa duket, në Iranin e lashtë, ekzistonte një poezi prej 800 fjalësh që trajtonte debatin midis një dhie dhe një palme të quajtur Asurik ose Asuri.

Asoristani ishte një vend i veçantë gjatë sundimit të dinastisë së Medëve më shumë se 2500 vjet më parë në Iran, i cili u bë pjesë e Iranit pas sundimit të Kirit të Madh gjatë periudhës së dinastisë Akamenide dhe mbeti pjesë e Iranit deri në fund të sundimit dinastisë Sasanide. Por tani ajo është pjesë e Irakut. Shkurtimisht, tregimi i dialogut midis dhisë dhe pemës Asorig është një tregim që u tregua në formën e poezisë në gjuhën parthiane në Iranin e lashtë dhe më vonë u shkrua me shkrimin pahlavi gjatë epokës së dinastisë Sasanide. Tregimi i kësaj poezie persiane është si vijon: "Palma tregon për dobitë e saj, dhe dhia gjithashtu flet për aftësitë e saj. Por siç shihet edhe në pamjet në kupë, ky debat përfundon me fitoren e dhisë".

Por artisti që e krijoi këtë pjatë, si ua tregoi atë të tjerëve? A e vendosi në rrota primitive qeramike dhe e rrotulloi për të demonstruar lëvizjen e dhisë? Nuk e dimë këtë gjë, por e dimë se ky qytet i vjetër ishte plot me ide të reja. Nga arkitektura e shtëpive dhe sistemi i kanalizimeve të ujërave të zeza, deri te rrobat dhe objektet gjeniale që lanë pas. Një qytet që u banua për një mijë vjet nga njerëz që mundën të gjenin mënyra të reja për të jetuar më lehtë dhe më në fund u detyruan ta linin këtë qytet për shkak të thatësirës dhe ndryshimeve klimatike. Ku shkuan dhe çfarë ndodhi me ata njerëz? Gjithashtu nuk e dimë as këtë. Por nuk ka gjasa që këta njerëz pasi u larguan nga qyteti i djegur, të mos jenë vendosur diku tjetër dhe të mos kenë zhvilluar ndonjë qytet tjetër. Ne mund ta kuptojmë këtë nga mbetjet e tyre të zbuluara në Qytetin e Djegur. Një prej tyre është kjo kupë qeramike me një imazh të një dhie që kërcen mbi një pemë për të ngrënë, vepër kjo që mbetet një nga zbulimet më të mahnitshme arkeologjike në botë.

Në vazhdim të këtij episodi nuk është keq të flasim pak edhe për vetë Qytetin e Djegur si qendër e krijimit të animacionit të parë në botë dhe qytetërimit të tij.

Qyteti i Djegur i ditëve të sotme, i cili nuk është më një vendbanim, tani është vetëm emri i një zone antike dhe një sërë kodrash të ndërlidhura dhe shumë të gjera që ndodhen në rrugën Zabol-Zahedan  në juglindje të qytetit Zabol, në provincën Sistan-Baluçestan të Iranit. Sipërfaqja e kësaj zone është rreth 151 hektarë,  dhe është një nga vendet antike më të mëdha të periudhës historike të rrafshnaltës iraniane. Ky qytet u themelua në vitin 3200 para erës së re dhe u zhduk papritur rreth vitit 2200 para erës së re.

Kolonel Beat, i cili ishte një nga funksionarët ushtarakë të Britanisë, e ka përmendur Qytetin e Djegur në kujtimet e tij pasi vizitoi këtë qytet. Sipas tij, ai ka parë gjurmët e zjarrit në këtë qytet dhe mendon se ky zjarr ka shkaktuar shkatërrimin e tij. Por në bazë të informacioneve të marra, duhet thënë se shkaku kryesor i shkatërrimit të këtij qyteti nuk ishte zjarri, por shkaku kryesor ishin dy elementët e ujit dhe erës që e kanë shkatërruar këtë qytetërim ndër vite.

Qyteti i Djegur

Është interesante të dihet se nga sipërfaqja prej 151 hektarësh e këtij qyteti antik, rreth 120 hektarë kanë vepra dhe objekte antike. Ky qytet ka një nga strukturat urbane më unike për sa i përket projektimit dhe planifikimit urban dhe ka një lloj rregullimi të veçantë në ndarjen e ndërtesave dhe njësive të banimit, të cilat ndahen nga njëra-tjetra me rrugë dhe rrugica. Çdo njësi ndërtimi ka gjashtë deri në dhjetë dhoma, të cilat kanë dyer, porta, shkallë, çati, oxhaqe dhe në disa raste, stallë kafshësh. Materialet e përdorura në ndërtesat e këtij qyteti përfshijnë baltën, drurin dhe kashtën.

Në këtë vend unik arkeologjik janë kryer gërmime dhe si zonë antike, u eksplorua fillimisht nga një arkeolog i famshëm anglez i quajtur Sir Aurel Stein. Objektet e gjetura në Qytetin e Djegur janë shumë të ndryshme. Më shumë se gjysma e qytetit është i mbuluar me pirgje qeramike të thyer, gurë, metal dhe gurë gjysmë të çmuar. Edhe pse vetëm  një pjesë e vogël e këtij vendi antik është eksploruar, deri më tani janë marrë informacione të vlefshme në lidhje me atë periudhë antike.

Pjesa më e madhe e veprave të ndërtuara prej qeramike të zbuluar në qytetin e djegur janë të zbukuruara me motive gri ose të kuqe nga natyra apo besimet e asaj kohe, por arkeologët gjetën një kupë qeramike në gërmimet e tyre në një varr 5000-vjeçar, për të cilën treguam në fillim të këtij programi. Ata vunë re modele të qëllimshme në të dhe kur i vendosën së bashku, hasën në një imazh lëvizës që më vonë u bë një film 20 sekonda.

Për të parë këtë kupë të bukur, duhet të shkoni në “Muzeun e Iranit të Lashtë” në Iran. Një muze i bukur me objekte shumë të vlefshme nga brendësia e historisë së Iranit!

Kupa e parë me vepër animacioni është vetëm një nga mrekullitë e Qytetit të Djegur. Arkeologët zbuluan gjithashtu një sy artificial 4800 vjeçar në Qytetin e Djegur, i cili duhet të jetë një sy artificial i bërë nga njeriu. Ky sy artificial i përket një gruaje 25-30 vjeçare e cila u varros në një nga varret e qytetit të djegur.

Rëndësia dhe llojllojshmëria e veprave dhe objekteve të zbulimeve të Qytetit të Djegur në vitet e fundit e kanë shndërruar këtë vend nga një rajon normal antik i epokës së bronzit në qendrën më të rëndësishme shoqërore, politike, ekonomike dhe kulturore të vendbanimeve të të gjithë rajonit gjatë mijëvjeçarit të tretë para erës sonë. Faleminderit që ndoqët këtë episod të podkastit  "Së bashku me thesaret historike të Iranit". Në episodin e radhës do t'ju tregojmë për një thesar tjetër të historisë iraniane.

Të dashur miq, kemi mbërritur në fund të këtij episodi të podkastit “Së bashku me thesaret historike të Iranit”. Ju mund të dërgoni kritikat, pyetjet dhe sugjerimet tuaja përmes faqes sonë. Do të dëshironim shumë të dinim mendimet dhe pikëpamjet tuaja për këtë podkast dhe podkastet tona të tjera dhe për të ndërvepruar dhe shkëmbyer ide me njëri-tjetrin. Ne gjithashtu do t’ju jemi shumë mirënjohës që nëse ju pëlqen përmbajtja e podkast-it, ju lutemi ta ndani atë me miqtë dhe familjarët tuaj dhe t’ua prezantoni atë edhe të tjerëve.

Programet tona mund t'i ndiqni në faqen e radios https://iranradio.ir/sq/. Tekstin e këtij programi mund ta lexoni në faqen https://parstoday.ir/sq

 

 

Tags