Araghchi uron homologun e tij taxhik për Nevruzin
https://parstoday.ir/sq/news/event-i169156-araghchi_uron_homologun_e_tij_taxhik_për_nevruzin
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Islamike të Iranit ka uruar homologun e tij taxhik Siraxhuddin Mehreddin për ardhjen e Nevruzit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 20, 2025 06:29 Europe/Tirane
  • Araghchi uron homologun e tij taxhik për Nevruzin

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Islamike të Iranit ka uruar homologun e tij taxhik Siraxhuddin Mehreddin për ardhjen e Nevruzit.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, në mesazhin e urimit të ministrit të Jashtëm iranian Seyed Abbas Araghchi me rastin e festës së Nevruzit drejtuar ministrit të Punëve të Jashtme të Taxhikistanit thuhet: “Nevruzi është festa e ekuinoksit dhe lulëzimit, si dhe tradita më e vjetër dinamike e historisë sonë të përbashkët, e cila nuk do të mbulohet kurrë nga pluhuri i kohës”.

Ai shtoi: “Rituali i Nevruzit është një relikt i një qytetërimi të lartë përgjatë historisë së njerëzimit dhe një vendtakim për kulturat dhe traditat e popujve që respektojnë ekuinoksin pranveror”.

Më tej, Araghchi vijoi: “Në mesazhin e Nevruzit, paqja dhe bashkëjetesa dhe simboli i pajtimit dhe mirësjelljes me natyrën është koha më e mirë për të mbjellë një pemë miqësie.”

Në këtë mesazh urimi për Nevruzin, ministri i Punëve të Jashtme të Iranit u shpreh: “Nevruzi është një ritual, për kulturën e pasur të të cilit vendet tona kanë shumë nevojë sot. Me shpresën për vendosjen e marrëdhënieve më të mira dhe më të gjera ndërmjet vendeve fqinje në hapësirën qytetërimore të Nevruzit dhe duke uruar një vit plot bekime dhe lumturi, i lutem Zotit të Plotfuqishëm për shëndet të vazhdueshëm dhe suksese për Shkëlqesinë Tuaj, si dhe begati e krenari për popullin e Republikës së Taxhikistanit”.