Zarif: Mjaft më!
(last modified Wed, 09 Sep 2020 19:29:09 GMT )
Shtator 09, 2020 21:29 Europe/Tirane
  • Zarif: Mjaft më!

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif të Mërkurën, duke iu referuar djegies së Kur'anit të Shenjtë në Suedi dhe fyerjes ndaj Profetit të Islamit (savs) në Francë shkroi në faqen e tij personale në Twitter duke thënë se dhuna dhe urrejtja ndaj 1.8 miliardë myslimanëve inkurajohet duke shpifur dhe fyer librin e shenjtë dhe profetin e tyre, ndërsa ndalohet kalimi i vijave të kuqe partiake për ngjarjet e neveritshme të historisë bashkëkohore.

Zarif shtroi pyetjen, "A është kjo liri e shprehjes apo hipokrizi e konsoliduar?" shtoi, "Mjaft më". Më 28 gusht në një demonstratë të paligjshme dhe të palejuar anti-islamike  nga grupe suedeze të ekstremit të djathtë në Malmö, u dogj një vëllim i Kuranit të Shenjtë. Gjithashtu, revista franceze Charlie Hebdo me një akt të pacipë ribotoi kohët e fundit karikaturat e diskutueshme ofenduese rreth Profetit të Shenjtë të Islamit (savs). Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kohët e fundit e justifikoi fyerjen, ofendimin dhe talljen me simbolet e shenjta, me pretekstin e mbështetjes së lirisë së shprehjes.

Tags