Zarif: Trump të ndryshojë kursin e tij
(last modified Sun, 20 Sep 2020 19:39:55 GMT )
Shtator 20, 2020 21:39 Europe/Tirane
  • Zarif: Trump të ndryshojë kursin e tij

Ministri i Jashtëm iranian theksoi: Presidenti i SHBA Donald Trump duhet të ndryshojë kurs përpara se Pompeo ta bëjë më shumë një lojë tallëse parullën e tij propagandistike "Kthejmë Madhështinë e Amerikës".

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif të Dielën në Twitter shkroi: "Bota thotë se asnjë nga sanksionet e Këshillit të Sigurimit nuk është rivendosur, por Pompeo po kërcënon të ndëshkojë të gjithë botën për refuzimin e saj që të jetojë në botën e tij paralele, " Ne gënjyen, mashtruam, vodhëm. " "Unë isha kreu i CIA-s," tha Sekretari i Shtetit Mike Pompeo në një deklaratë të tij duke shtuar se "Kemi gënjyer, kemi mashtruar, kemi vjedhur dhe ..." Ministri i Jashtëm iranian gjithashtu në një mesazh tjetër, duke iu referuar cicërimës së Pompeos, i cili i referohet sanksioneve të KB si sanksionet "tona" dhe u bëri thirrje të gjitha vendeve të zbatojnë këto sanksione, shkroi: Ata njerëz që vuajnë nga marrëzia e thënies së gënjeshtrave dhe që nuk mund të heqin dorë nga gënjimi në formë të sëmurë, kanë një problem që është se ata nuk mund të heqin dorë nga rruga e mashtrimit të vetvetes. Me gjithë kundërshtimin botëror, Mike Pompeo pretendoi rikthimin e të gjitha sanksioneve kundër Iranit. Sekretari amerikan i shtetit e bëri këtë pretendim në kohën kur António Guterres sekretari i përgjithshëm i OKB në një letër dërguar KS të kësaj organizate tha se nuk mund të bëhet asgjë për veprimin apo përpjekjen e Amerikës për të rikthyer sanksionet kundër. Ministrat e jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Britanisë në një letër të përbashkët kanë deklaruar se pretendimet e Amerikës për kthimin e sanksioneve kundër Iranit janë të jashtëligjshme.

 


 

Tags