Zarif: SHBA në mënyrë frikacake vrau armikun Nr.1 të ISIS-it
(last modified Mon, 28 Sep 2020 18:07:49 GMT )
Shtator 28, 2020 20:07 Europe/Tirane
  • Zarif: SHBA në mënyrë frikacake vrau armikun Nr.1 të ISIS-it

Ministri i Jashtëm i Iranit Muhamed Xhavad Zarif tha se Shtetet e Bashkuara pretendojnë se e kanë mposhtur ISIS-in, ndërsa në fakt, Uashingtoni në mënyrë "frikacake dhe mizore" vrau "armikun numër një" të grupit terrorist takfirist - Gjeneralin Kasem Soleimani.

“Ju pretendoni se keni eleminuar ISIS-in. Ju vratë armikun numër një të ISIS-it në një akt të mjerë dhe shumë barbar”, tha të hënën Zarif, në një takim me familjet e punonjësve të Ministrisë së Jashtme të vrarë gjatë luftës së imponuar Iran-Irak. Zarif pohoi se kombi iranian mbështetet në një "kulturë të thellë të vetëmohimit dhe martirizimit". Është kjo kulturë që ka ndihmuar popullin iranian t'i rezistojë presionit dhe agresionit të huaj që nga Revolucioni Islamik në 1979, përfshirë gjatë luftës me Irakun, të cilin vendet perëndimore dhe rajonale e mbështetën kundër Iranit, shtoi diplomati i lartë iranian. "Të gjithë kanë vepruar kundër Iranit, dhe ata ende e bëjnë këtë, por është kultura e sakrificës dhe martirizimit ajo që e ka mbështetur këtë popull," tha Ministri i Jashtëm i Iranit.

 

Tags