Ishujt e Gjirit Persik: Teherani hedh poshtë pretendimet e Emirateve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i100402-ishujt_e_gjirit_persik_teherani_hedh_poshtë_pretendimet_e_emirateve
"Sovraniteti iranian mbi tre ishujt Abu-Musa, Tonbi i Madh dhe Tonbi i Vogël është përfundimtar dhe i pakundërshtueshëm," tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane në reagim ndaj deklaratave të ministrit të jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe para Asamblesë së Përgjithshme Vjetore të OKB.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 30, 2020 16:21 Europe/Tirane
  • Ishujt e Gjirit Persik: Teherani hedh poshtë pretendimet e Emirateve

"Sovraniteti iranian mbi tre ishujt Abu-Musa, Tonbi i Madh dhe Tonbi i Vogël është përfundimtar dhe i pakundërshtueshëm," tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane në reagim ndaj deklaratave të ministrit të jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe para Asamblesë së Përgjithshme Vjetore të OKB.

"Të gjitha masat e fundit iraniane në këta ishuj janë marrë brenda kornizës së sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial të vendit dhe asnjë vend nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punët e brendshme të Iranit," shtoi zëdhënësi i diplomacisë iraniane, Said Khatibzadeh.  z. Khatibzadeh hodhi poshtë "pretendimet e përsëritura" të autoriteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe në lidhje me tre ishujt iranianë, dhe i përshkroi ato si "plotësisht pa asnjë vlerë ligjore". Duke kritikuar ashpër përfshirjen e Emirateve të Bashkuara Arabe në të gjitha projektet luftarake në Lindjen e Mesme, Said Khatibzadeh tha se marrëveshja e normalizimit e nënshkruar midis Tel Avivit dhe Abu Dhabi ka rritur ndjeshëm tensionet në Azinë Jugperëndimore.