Zarif: Nuk është mbyllur dosja e vrasjes së gjeneral Kasem Solejmani
(last modified Thu, 01 Oct 2020 12:35:14 GMT )
Tetor 01, 2020 14:35 Europe/Tirane
  • Zarif: Nuk është mbyllur dosja e vrasjes së gjeneral Kasem Solejmani

Ministri i punëve të jashtme të Iranit ka thënë se dosja e atentatit terrorist kundër gjeneralit iranian Kasem Solejmani, nuk është mbyllur, për arsye se Trump personalisht ka urdhëruar kryerjen e këtij atentati terrorist dhe ka vrarë një hero kombëtar të iranianëve dhe një heroi të të gjithë rajonit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në një intervistë me kanalin televiziv CNN, në lidhje me rolin e Iranit në sulmin kibernetik ndaj Amerikës, ka thënë: “Çështja e parë është kjo që është vetë Amerika e cila ka deklaruar se ka qenë e përfshirë në sulmet kibernetike kundër Iranit dhe këto sulme kanë shkuar deri në atë nivel të krijimit të rrezikut të madh për objektet e ndjeshme bërthamore që ka qenë e mundur të ketë pasoja shumë të mëdha deri në vrasjen e qindra mijëra qytetarëve iranianë. Nëse ju nuk më besoni mua, atëherë shikoni filmin dokumentar amerikanë “Ditët Zero”. Në lidhje me këto përpjekje komplotistë janë shkruar dhe publikuar shumë artikuj dhe është prodhuar edhe një film dokumentar në Amerikë në lidhje me këtë çështjeje. Këto fakte përbëjnë deklaratën jozyrtare të qeverisë së Amerikës në lidhje me këto përpjekje për kryerjen e sulmit kibernetik kundër objekteve bërthamore të Iranit, ndërsa pretendimet në lidhje me përpjekjet e Teheranit për të depërtuar në sistemet elektorale të SHBA-ve, janë të pabesueshme. Për arsye se për neve nuk ka kurrfarë dallimi se cili person fiton zgjedhjet presidenciale dhe hynë në Shtëpinë e Bardhë, por ajo që ka rëndësi për ne janë sjelljet dhe veprimet e qeverisë dhe shtetit të Amerikës”.

 

Tags