Paralajmërimi serioz i Iranit për Azerbajxhanin dhe Armeninë
Duke folur për konfliktet midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, Ministri i Mbrojtjes i Iranit Gjeneral Brigade Amir Hatami tha: “Sulmi më i vogël kundër territorit tonë për shkak të neglizhencës së palëve të përfshira në konflikt në asnjë mënyrë nuk do të jetë i pranueshëm. "
Gjeneral Brigade Amir Hatami tha se siguria kufitare e Republikës Islamike të Iranit është një çështje madhore, jetike dhe shumë e rëndësishme për forcat e armatosura të vendit. “Pas përplasjeve midis dy palëve, kufijtë iranianë janë prekur dhe paralajmërimet e nevojshme u janë dhënë palëve të përfshira në konflikt." Duke deklaruar se Irani po vëzhgon nga afër konfliktet në rajon, Gjeneral Brigade Amir Hatami shtoi: "Jeta e qytetarëve dhe siguria e tokës së shenjtë të vendit tonë janë çështje të rëndësishme dhe jetike, dhe sulmi më i vogël kundër territorit tonë për shkak të neglizhencës së palëve të përfshira në konflikt në asnjë rast nuk do të jetë i pranueshëm. " "Nëse këto raste dhe kjo neglizhencë vazhdojnë nga ana e vendeve të përfshira në konflikt, sigurisht që do të ndërmerren hapa të mëtejshëm," shtoi ai. Disa informacione u botuan për vendosjen e terroristëve të kombësisë afgane dhe siriane në Azerbajxhan dhe në veçanti në rajonet pranë kufirit iranian. Në lidhje me këtë, këshilltari i Liderit të Revolucionit Islamik për çështjet ndërkombëtare, Ali Akbar Velajati, tha në një intervistë për gazetën iraniane Kayhan: "Të gjithë nxitësit që çuan ekstremistët e Al-Kaidës dhe ISIS-it në këtë zonë të ndjeshme janë përgjegjës për sigurinë e rajonit. [...] Nuk ka dyshim se Republika Islamike e Iranit do të mbrojë vendosmërisht sigurinë dhe kufijtë e saj. Në këtë drejtim, nuk kemi lënë asnjë dyshim për askënd. Ne në asnjë mënyrë nuk lejojmë që grupe terroriste mercenare të përkrahura nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli të veprojnë përgjatë kufijve tanë. Ne nuk hezitojmë në këtë drejtim. Nëse dikush ëndërron të nxisë terroristë për të dëmtuar territoret iraniane, ne nuk do ta tolerojmë atë. Toleranca e Iranit ka kufij."