Shënohet përvjetori i thyerjes së hegjemonisë së amerikanë në Gjirin Persik
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i100559-shënohet_përvjetori_i_thyerjes_së_hegjemonisë_së_amerikanë_në_gjirin_persik
Sot është 7 tetori, dita e forcave detare të Gardës Revolucionare të Iranit që kujton thyerjen e hegjemonisë amerikane për herë të parë në Gjirin Persik.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 07, 2020 12:10 Europe/Tirane
  • Shënohet përvjetori i thyerjes së hegjemonisë së amerikanë në Gjirin Persik

Sot është 7 tetori, dita e forcave detare të Gardës Revolucionare të Iranit që kujton thyerjen e hegjemonisë amerikane për herë të parë në Gjirin Persik.

Më 16 mehr1366 të kalendarit iranian që përkon me 7 tetor të vitit 1987, martir Nadir Mahdavij, një prej komandantëve të forcave detare të Gardës Revolucionare të Iranit, së bashku me bashkëluftëtarët e tij ishin nise për kryerjen e patrullimit me dy varka dhe një anije të vogël luftarake në drejtim të ishullit Farsi në Gjirin Persik.

Ata pasi kishin arritur në ishullin Farsi, një helikopter i tipit Cobra MS6 i forcave amerikane, kishte sulmuar radarin e bazës komanduese të forcave iraniane.

Martir Mahdavij menjëherë i thirri forcat nën komandën e vet për të kryer një operacion të ngjashëm në kundërpërgjigje ndaj sulmit të forcave amerikane. Akoma nuk kishin kaluar shumë minuta nga sulmi kundër radarit të bazës komanduese kur një prej varkave të forcave detare të Gardës Revolucionare u qëllua nga një raketë amerikane.

Gjeneral martir Mahdavij dhe bashkëluftëtarët e tij pas luftimeve të ashpra me forcat amerikane, me një raket të llojit STINGER qëlloi dhe rrëzoi një helikopter të llojit "Bel AH-1 Super Cobra" të forcave amerikane.

Nader Mahdavi së bashku me një prej luftëtarëve të tjerë gjatë hapjes zjarr në drejtim të helikopterëve amerikanë dhe duke ndihmuar të plagosurit për t'i nxjerrë nga uji, pas luftime për më shumë se 20 minuta, u zu rob nga forcat e armikut.

Nader Mahdavi mbi anijen luftarake USS të forcave amerikane u torturua në mënyrë çnjerëzore dhe të egër nga forcat amerikane të cilat i shpuan disa herë gjoksin me gozhda të gjata derisa ai u martirizua.

Përvjetori i martirizimit të gjeneral Nader Mahdavij në kalendarin e Iranit është shënuar si dita e forcave detare të Gardës Revolucionare të Iranit.