Irani: Rindërtimi i Sirisë është detyrë fetare
Irani po dërgon materiale ndërtimi në Siri nën "detyrën e tij fetare" për të rindërtuar vendin arab, të dëmtuar seriozisht nga vitet e një lufte të orkestruar nga fuqitë e huaja.
Në fillim të këtij viti, Damasku dhe Teherani nënshkruan një marrëveshje gjithëpërfshirëse të sigurisë ushtarake të cilën një ndihmës i lartë i Presidentit Sirian Bashar al-Asad e përshëndeti si hapin e parë për të kapërcyer sanksionet e mëdha ekonomike të SHBA. "Rindërtimi i vendeve si Siria dhe Iraku është një detyrë fetare," tha Zëvendësministri iranian i Industrisë, Minierave dhe Tregtisë Hamid Zadbum për televizionin Al-Alam. "Irani është gati për këtë rindërtim dhe vendet që duhet të rindërtohen, ndërtojnë rrugë dhe diga dhe marrin shërbime nga Irani, ne e kemi këtë potencial dhe jemi në gjendje të ndihmojmë," shtoi ai. Zadbum tha se zyra më e madhe e Dhomës Iraniane të Tregtisë do të hapet në Damask për herë të parë dhe projektet minerare dhe ndihma për sektorin e bujqësisë janë gjithashtu në proces në këtë vend. Kompanitë inxhinierike teknike iraniane në fushën e termocentraleve, ndërtimin e rrugëve dhe në sektorin e ndërtimit janë gjithashtu të pranishme në Irak, tha ai. Iraku është një partner i madh tregtar i Iranit pavarësisht përpjekjeve të SHBA për ta larguar vendin arab nga orbita e Republikës Islamike. Iraku importon 1200-1500 megavat energji elektrike në ditë nga Irani, përveç 38 milion metra kub gaz natyror.