Dita e përkujtimit të Hafez Shirazi, shkrimtar  dhe poet i shquar iranian
(last modified Sun, 11 Oct 2020 08:02:15 GMT )
Tetor 11, 2020 10:02 Europe/Tirane
  • Dita e përkujtimit të Hafez Shirazi, shkrimtar  dhe poet i shquar iranian

Sot (e Diel) më 20 Mehr sipas kalendarit  diellor në Republikën Islamike të Iranit, është dita e përkujtimit të Hafez Shirazit.

Khaje Shamsedin Muhamed Hafez Shirazi i cili ka jetuar në periudhën nga viti 727-792 hixhri, e barazvlefshme me shekullin e katërmbëdhjetë sipas kalendarit gregorian, është shkrimtari më i madh i gjuhës persiane dhe një nga poetët më të famshëm në botë. Ky poet i madh pasi mësoi përmendësh Kuranin e Shenjtë është njohur me emrin Hafez. Divani i Hafez Shirazit përfshin 500 poezi lirike dhe një numër përrallash dhe tregimesh. Dorëshkrimet e poezive të Hafez Shirazit gjenden në bibliotekat në Iran, Indi, Afganistan, Pakistan dhe Turqi.  Popullariteti dhe ndikimi i fjalëve të Hafezit ka arritur jo vetëm midis persisht-folësve të botës por edhe përtej kufijve në perëndim dhe lindje, ku shumë poetë kanë ndjekur shembullin e Hafezit duke kuptuar pikëpamjet dhe shprehjet e tij. Përkthimet e Divanit të Hafez Shirazit janë në dispozicion në të gjithë botën, dhe poetë dhe mendimtarë të tillë si Johann wolfgang von Goethe dhe Friedrich wilhelm Nietzsche janë nga  ata poetë dhe mendimtarë gjermanë që janë ndikuar nga poezitë e tij. Goethe është një nga poetët gjermanë më shumë i ndikuar nga Hafezi. Divani Perëndim-Lindje është libri më i përmbledhur i poezisë së Goethe në të cilin ai ka folur për Hafezin. Goethe e quajti njohjen e tij me Hafezin një rilindje për veten e tij. Khaje Shamsedin Muhamed ibn Baha'uddin Hafez Shirazi vdiq në moshën 65 vjeçare.