Rabiee: Asnjë terrorist nuk duhet të hyjë në rajon
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i100723-rabiee_asnjë_terrorist_nuk_duhet_të_hyjë_në_rajon
Duke iu referuar mbështetjes së Teheranit për çdo iniciativë për të ndaluar luftën midis Republikës së Azerbajxhanit dhe Armenisë, zëdhënësi i qeverisë iraniane tha: "Futja e terroristëve në rajon nga çdo vend do të jetë në dëm të atij vendi".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 14, 2020 06:12 Europe/Tirane
  • Rabiee: Asnjë terrorist nuk duhet të hyjë në rajon

Duke iu referuar mbështetjes së Teheranit për çdo iniciativë për të ndaluar luftën midis Republikës së Azerbajxhanit dhe Armenisë, zëdhënësi i qeverisë iraniane tha: "Futja e terroristëve në rajon nga çdo vend do të jetë në dëm të atij vendi".

Duke theksuar gatishmërinë e Teheranit për të ndërmjetësuar dhe për të ndihmuar në uljen e tensioneve midis Republikës së Azerbajxhanit dhe Armenisë, Ali Rabiee, zëdhënësi i qeverisë iraniane, të martën në një konferencë shtypi theksoi: "Asnjë terrorist nga asnjë vend tjetër nuk duhet të lejohet të hyjë në rajon". Rabiee tha se Irani është një nga aktivistët e paktë që ka marrëdhënie të mira me të gjitha palët në konfliktin e Nagorni-Karabakut, duke shtuar: "Republika Islamike e Iranit u bën thirrje fqinjëve të saj, që bazuar në respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe integritetit territorial, të marrin pjesë në bisedime serioze dhe të shangin çdo  veprim në shkelje të armëpushimit. Zëdhënësi i qeverisë iraniane gjithashtu shprehu shqetësim dhe keqardhje për vrasjen e civilëve, duke theksuar nevojën që të tilla incidente të mos përsëriten. Duke iu referuar ndikimit të sanksioneve në importet e ilaçeve në Iran dhe pozicionet globale dhe evropiane, Rabiee tha: "Evropianët nuk duhet të ndjekin urdhrat e Uashingtonit, por ata duhet të tregojnë pavarësinë e tyre për vendimet në Këshillin e Sigurimit të KB dhe vendime të tjera ndërkombëtare dhe Teherani shpreson që kjo prirje të vazhdojë në nivele dhe çështje të tjera”. Duke theksuar se Shtetet e Bashkuara gënjejnë për mos ndikimin e sanksioneve në importet e ilaçeve në Iran, zëdhënësi i qeverisë iraniane sqaroi: Shtetet e Bashkuara po parandalojnë transferimin e parave iraniane për importet e ilaçeve.