Arrestohet kreu i grupit terrorist Al-Ahvazije
Habib Asjud, një prej krerëve më të njohur të grupit terrorist Al-Ahvazije është arrestuar në Turqi dhe është transferuar në Teheran.
Disa media sot në mëngjes (të shtunën) ka njoftuar për arrestimin e Habib Ka’bi i njohur me nofkën “Habib Asjud” që është një prej krerëve të grupit terrorist Al-Ahvazije dhe projektuesi kryesor i sulmit terrorist kundër ceremonisë së paradës së forcave të armatosura në qytetin Ahvaz të Iranit.
Terroristët e këtij grupi më 22 shtator 2018 gjatë zhvillimit të ceremonisë së paradës së forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit në qytetin Ahvaz, kanë kryer sulm me armë zjarri kundër publikut të pranishëm në këtë ceremoni dhe si pasojë e këtij sulmi janë vrarë 25 persona dhe janë plagosur mbi 60 të tjerë.