Publikohen detaje nga plani i Iranit për paqe në Nagorno Karabak
(last modified Sun, 01 Nov 2020 13:05:04 GMT )
Nëntor 01, 2020 14:05 Europe/Tirane
  • Publikohen detaje nga plani i Iranit për paqe në Nagorno Karabak

Ministri i punëve të jashtme të Iranit ka deklaruar se plani i Republikës Islamike të Iranit për vendosjen e paqes në rajonin Nagorno Karabak është një iniciativë drejt zgjidhjes së këtij konflikti dhe largimin e forcave pushtuese nga territoret e pushtuara.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif duke shpjeguar planin e Iranit për vendosjen e paqes në rajonin Nagorno Karabak, tha: “Ne që nga fillimi i krizës në rajonin Nagorno Karabak, kemi zhvilluar kontakte dhe kemi biseduar me vendet e rajonit duke përfshirë Republikën e Azerbajxhanit dhe Armeninë, Rusinë dhe Turqinë. Ne besojmë se vendet e rajonit po pësojnë më shumë humbje në këtë konflikt. Në këtë kuadër pa bërë asnjë përpjekje për të rivalizuar mekanizmat e tjerë ekzistues siç është grupi ndërmjetësues i Minskut, kemi çuar përpara këtë qëllim dhe bisedimet tona për paqe në Nagorno Karabak. Për fat të keq në 30 vitet e kaluara procesi i negociatave nuk ka sjell kurrfarë rezultati dhe ky tension ka ekzistuar gjithnjë si dhe janë shtuar tensionet afër kufijve tanë gjatë të cilave jaë kërcënuar civilët dhe popullata e të dy palëve”.

Zarif duke shpjeguar qëllimet e turneut rajonal të zv/ministrit të punëve të jashtme të Iranit dhe prezantimit të planit të Iranit për paqe në rajonin Nagorno Karabak, deklaroi: “Zotëri Erak ka shkuar në këtë turne së bashku me planin i cili është diskutuar në vendin tonë dhe është konfirmuar nga ana e autoriteteve përkatëse dhe pasi që ka zhvilluar një vizitë në rajonin kufitar dhe ai në Baku është takuar dhe ka biseduar me funksionarë të ndryshëm sidomos me presidentin e shtetit Ilham Aliev, në Rusi është takuar me autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, në Jerevan ka biseduar gjithashtu me funksionarë të ndryshëm sidomos me kryeministrin e Armenisë, si dhe në Turqi ka zhvilluar bisedime konstruktive me homologun e tij dhe ka prezantuar planin e Iranit për paqe në Nagorno karabak”.

Shefi i diplomacisë iraniane ka theksuar: “Prej pikave të rëndësishme të planit të Iranit është kjo që ky plan nuk kufizohet vetëm me vendosjen e një armëpushimi të përkohshëm, por është një iniciativë për zgjidhjen e këtij konflikti që fillon në bazë të një kornize që në bazë të deklarimit të zotimeve të të dy palëve ndaj një varg parimesh dhe pastaj vazhdon me disa veprime të caktuar sidomos me largimin e forcave pushtuese nga të gjitha territoret e pushtuara. Garantimi i të drejtave të qytetarëve, krijimi i rrugëve ndërlidhëse, mbikëqyrja e vendeve të rajonit mbi procesin e zbatimit të planit dhe çështje të ngjashme me këto, janë prej elementëve të tjerë që përbëjnë planin e Republikës Islamike të Iranit për vendosjen e paqes në rajonin Nagorno Karabak. Ne po presim që autoritetet e Azerbajxhanit dhe Armenisë si dhe vendet e tjera partnere si Rusia dhe Turqia të paraqesin pikëpamjet e veta në lidhje me këtë plan”.

Muhamed Xhavad Zarif në lidhje me praninë e elementëve terroristë të huaj në rajonin Nagorno Karabak, theksoi: “Ne me patjetër kemi theksuar se ky veprim në asnjë mënyrë nuk është në interes të asnjërës palë. Në negociatat dhe para negociatave për këtë çështjeje i kemi informuar autoritetet e të dy vendeve të përfshira në konflikt Azerbajxhanit dhe Armenisë si dhe Rusisë dhe Turqisë duke theksuar se Irani në asnjë mënyrë nuk do ta durojë një gjë të tillë. Aktualisht këta elementë janë të pranishëm rreth zonave kufitare, por akoma ekziston një mundësi e lartë që elementët terroristë të jenë të pranishëm në zona më afër kufijve dhe ne këtë shqetësim ua kemi kumtuar me seriozitet të madh të dy palëve”.

Tags