Shkëlqimi i filmit iranian në festivalet Barclay dhe BangkokThai
Filmi artistik iranian “Tha Badger” ka shkëlqyer në festivalet e filmit Barclay dhe BangkokThai duke fituar çmimin e filmit më të mirë kinematografik.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se filmi kinematografik iranian “The Badger” i regjisorit Kazem Molaij në festivalin e 29-të të filmit Barclay në Amerikë ka fituar çmimet e filmit më të mirë të gjuhëve të huaj dhe çmimin e filmit më të mirë nga pikëpamja e shikuesve.
Ky film iranian javën e kaluar gjithashtu ka shkëlqyer në sesionin e gjashtë të festivalit të filmit BangkokThai të Tajlandës dhe ka fituar çmimin e filmit më të mirë në këtë festival ndërkombëtar të filmit.
Filmi iranian “The Badger” paraqet tregimin e një gruaje e cila para martesës së dytë, përballet me një sfidë të vështirë në jetën e saj personale.
Ky film iranian së fundi edhe në sesionin e 27-të të festivalit të filmit Austin të Amerikës ka fituar çmimin e filmit më të mirë artistik.