Velajati: Nuk ka vend për terroristët takfiristë afër kufijve të Iranit
Një këshilltar i lartë i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei, duke reaguar ndaj raporteve që flasin për transferimin e terroristëve nga Siria në Kaukazin e Jugut konflikteve të armatosura midis Republikës të Azerbajxhanit dhe Armenisë, theksoi se nuk ka vend për terroristët takfiristë afër kufijve veriorë të Iranit.
"Nuk ka vend për terroristët vehabistë dhe takfiristë midis popullit të Azerbajxhanit që janë të njohur për dashurinë e tyre për pasardhësit e Profetit Muhamed (s.a.v.s.) dhe dosjet e grupeve të tilla janë shumë të zymta," tha Ali Akbar Velajati të hënën duke folur në një seminar të mbajtur për të diskutuar pikëpamjet e Ajetollah Khameneit mbi rajonin e diskutueshëm të Karabakut. "Populli i Azerbajxhanit është i aftë të çlirojë tokën e tij dhe prania e terroristëve vehabistë në veri të kufijve të Iranit do të jetë e pafrytshme," shtoi ai. Duke theksuar se nevoja për të ruajtur sigurinë në rajonin e Kaukazit të Jugut është e pamohueshme, Velajati tha: "Deklaratat e bëra nga Lideri Suprem i Revolucionit Islamik mbi situatën në Kaukaz përshkruajnë pozicionet e Republikës Islamike të Iranit në këtë rajon strategjik dhe paraqesin parimet, të cilat duhet të përmbushen plotësisht. ”