Komandanti i forcës Kods të Gardës Revolucionare takohet me funksionarët irakianë
Ambasadori i Iranit në Bagdad ka njoftuar për takimin e komandantit të forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit me kryeministrin dhe me presidentin e Irakut.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Irexh Masxhidi, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Bagdad, ditën e shtunë në një intervistë me kanalin televiziv Al Alam, ka njoftuar për takimin e gjeneral Ismail Gha'anij, komandanti i forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit, me Mustafa Al-Kadhimi, kryeministrin dhe me Barham Saleh, presidentin e Irakut, si dhe me disa funksionarë të tjerë të Irakut.
Masxhidi në vazhdim ka theksuar: "Irani në asnjë mënyrë nuk ndërhyn në çështjet e brendshme të partive dhe subjekteve politike të Irakut, kjo është në kohën kur këto subjekte politike preferojnë të konsultohen me Iranin".
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Irak vuri në dukje lëvizjet e Iranit dhe Irakut në kuadër të forcimit të qeverisë dhe inkurajimin e fraksioneve dhe partive politike për unitet, ndërsa deklaroi: "Grupet e rezistencës kanë probleme serioze me amerikanët, Donald Trump nuk duhet të kërcënojë askënd ose të kryejë veprime provokuese, për arsye se nëse ata bëjnë ndonjë veprim kundër grupeve të rezistencës, me siguri se grupet e rezistencës do të kundërpërgjigjen".
Masxhidi gjithashtu theksoi: "Të gjitha fraksionet, partitë politike dhe grupet e rezistencës së Irakut kanë marrëdhënie të mira dhe pozitive me Iranin".