Zarif: Irani nuk negocion me perëndimin në lidhje me çështjet e rajonit
(last modified Tue, 08 Dec 2020 12:52:05 GMT )
Dhjetor 08, 2020 13:52 Europe/Tirane
  • Zarif: Irani nuk negocion me perëndimin në lidhje me çështjet e rajonit

Ministri i punëve të jashtme të Iranit duke iu drejtuar vendeve fqinje të Gjirit Persik, deklaroi: “Republika Islamike e Iranit me perëndimin nuk bënë negociata në lidhje me çështjet e rajonit”.

Drejtoria për informim e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e martë me anë të një mesazhi të publikuar në Twitter në gjuhën arabe, duke iu drejtuar vendeve fqinjë të Iranit në rajonin e Gjirit Persik, ka shkruar: “Siç duket disa vende fqinjë kanë kërkuar nga Perëndimi që të jenë pjesë e procesit të negociatave me Iranin. Mirëpo Irani nuk zhvillon negociata me Perëndimin në lidhje me çështjet e rajonit, për arsye se problem kryesor janë pikërisht ndërhyrjet e atyre në rajon”.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit gjithashtu ka theksuar se Teherani gjithnjë është i gatshëm të zhvillojë negociata me vendet fqinjë dhe për të dëshmuar këtë vullnet ka paraqitur plane të ndryshme si “Siguria rajonale 1986”, “Asambleja për dialog rajonal 2016” dhe “Iniciativa për paqen e Hormuzit 2019”.

 

Tags